logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Balaniti: infeksion i dhimbshëm nga bakteret ose kërpudhat.
Balaniti: infeksion i dhimbshëm nga bakteret ose kërpudhat.

Balaniti është një infeksion i dhimbshëm i kokës së penisit (organit seksual mashkullor).

Ai shkaktohet si nga bakteriet ose mikroorganizmat (kërpudhat), ashtu edhe nga substancat që e irritojnë lëkurën (alergenet, lëndët helmuese). Shkaqet kryesore të infeksioneve janë: marrëdhëniet seksuale të pambrojtura dhe higjiena e keqe. Në raste të rralla, infeksioni shoqërohet me sëmundje të tjera, si diabeti i sheqerit, fimoza, etj.

Në përgjithësi, trajtimi medikamentoz mundëson shërimin e balanitit. Nëse nuk trajtohet, ai paraqet rrezik për rrugët urinare dhe mund të çojë në inflamacion të prostatës (prostatit) ose të epididimusit (që gjendet brenda ne testikul- i quajtur epididimit), madje edhe në septicemi (kalimin e infeksionit në gjak), që është një urgjencë mjekësore.

Shkaqet kryesore të balanitit (inflamacionit të kokës së penisit) janë:

  • Infeksionet nga bakteret ose infeksionet nga kërpudhat, si rezultat i marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.
  • Higjiena jonormale e zonave gjenitale (intime), si në rastet kur ajo mungon, ashtu edhe në rastet ku ajo është e tepruar. Larja në mënyrë të tepruar e këtyre zonave shkakton tharje ose dëmtime të lëkurës, që i lejojnë mikroorganizmave dhe substancave të tjera helmuese të futen në organizëm.

Shkaqe të tjera

  • Lafsha tepër e vogël 
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si: gonorrea, infeksionet nga klamidia, nga kandida (myku).
  • Dëmtimet e lëkurës pas marrëdhënieve seksuale.
  • Përbërësit kimikë që gjenden në prezervativë (spermicidet) ose lëndë të tjera helmuese që aplikohen mbi penis (lubrifikante). 

Balaniti është një sëmundje që shoqëron:

  • Dobësimin e sistemit imunitar, në rastin e pranisë së diabetit të sheqerit, HIV -it, etj.
  • Sëmundjen Reiter (sëmundje inflamatore e kyçeve) që shoqërohet me inflamacion të uretrës (kanali që nxjerr urinën jashtë) dhe inflamacion të konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit).
  • Sëmundjen Behçet që është një sëmundje inflamatore, e shoqëruar nga një inflamacion i enëve të gjakut.
  • Skleroza atrofike Lichen, që shkakton njolla të bardha, cikatrice dhe dëmtim të lafshës së penisit. 

Pacienti me balanit paraqet:

Balaniti: zbulimi i patogjenit në sekrecione.
Balaniti: zbulimi i patogjenit në sekrecione.

Për të përcaktuar diagnozën e një balaniti janë të nevojshme:

  • Informimi i mjekut mbi historinë e sëmundjes dhe simptomat e pacientit.
  • Egzaminimi i organit seksual mashkullor (penisit)
  • Palpacioni (egzaminimi nëpërmjet prekjes) i nyjeve limfatike të ijës (mesit)
  • Marrja e kampionit (sekrecionet) dhe identifikimi në të i agjentit shkaktar të infeksionit
  • Analizat e gjakut 
  • Analiza e urinës
  • Biopsia 
Balaniti: trajtimi me medikamente.
Balaniti: trajtimi me medikamente.

Për trajtimin e një balaniti, fillimisht duhet të trajtohet në mënyrë të përshtatshme sëmundja kryesore. Kështu, në rastin e diabetit të sheqerit, duhet të stabilizohet niveli i sheqerit në gjak. Në rastin e infeksioneve bakteriale, duhet të përfshihet edhe partnerja/partneri seksual në trajtim.

Masat e përgjithshme

  • Banjat me kamomil kanë një veprim antiseptik (mbrojtës nga bakteret), dhe rekomandohen krahas mjekimit me medikamente
  • Larja me solucione të kripura
  • Respektimi i masave higjienike për zonat intime (gjenitale). Gjatë larjes, duhet të tërhiqet lafsha e penisit dhe të lahet me kujdes koka e tij.

Medikamentet

  • Antibiotikët që veprojnë kundër baktereve.
  • Antimykotikët që veprojnë kundër kërpudhave.
  • Terapia imunitare që forcon mbrojtjen e organizmit.
  • Përdorimi i pomadave, në varësi të agjentit shkaktar të infeksionit. Kështu, ato mund të jenë me përmbajtje antibiotiku (kundër baktereve), antimykotiku (kundër  kërpudhave), antiinflamatore (me përmbajtje kortizoni).
  • Në rastin e infeksioneve të përsëritura dhe në prani të fimozës (ngjitjes së lafshës me kokën e penisit), mund të jetë e domosdoshme një rrethprerje.

Përgjithësisht, balaniti shërohet nëse trajtohet shpejt dhe në mënyrë korrekte.

Në mungesë të trajtimit të përshtatshëm, infeksioni mund të ngjitet në rrugët urinare dhe të shkaktojë inflamacione në nivelin e uretrës (kanalit që nxjerr jashtë urinën) ose inflamacione të fshikëzës së urinës. Në raste më të rënda, mund të shkaktojë edhe inflamacion të prostatës ose inflamacion të epididimusit (kanal i hollë i vendosur në pjesën e pasme të testikulit).

Balaniti: prezervativët dhe higjena mbrojnë të dy partnerët nga infeksionet.
Balaniti: prezervativët dhe higjena mbrojnë të dy partnerët nga infeksionet.

Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e balanitit janë:

  • Respektimi i masave higjienike të zonave gjenitale: gjatë larjes, duhet të tërhiqet lafsha e penisit, me qëllim që  të pastrohet plotësisht koka e tij.
  • Kryerja e marrëdhënieve seksuale të mbrojtura, veçanërisht kur bëhet fjalë për partnerë të shumtë.
  • Trajtimi korrekt i sëmundjeve kryesore, si diabeti i sheqerit, inflamacionet e tjera, etj. 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.