logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Uretroskopia eshtë një ekzaminim endoskopik i uretrës (tubit që nxjerr urinën nga fshikëza urinare jashtë trupit).
Uretroskopia eshtë një ekzaminim endoskopik i uretrës (tubit që nxjerr urinën nga fshikëza urinare jashtë trupit).

Çfarë është uretrocistoskopia?

Cistoskopia eshtë një ekzaminim endoskopik i pjesës së brendshme të fshikëzës urinare dhe uretrës. Ai realizohet me një instrument specifik optik, që quhet cistoskop. Gjatë ekzaminimit, cistoskopi (një tub fleksibël i pajisur me një llampë të integruar dhe një kamera të vogël), trasmeton imazhet në monitor (videoendoskopia). Sipas rastit, gjatë këtij ekzaminimi mund të merret material indor për biopsi apo të kryhen trajtime lokale në rast se eshtë e nevojshme.

Cistoskopia është një ekzaminim i shërbimit të urologjisë.

A është e nevojshme përgatitja e pacientit para ekzaminimit?

Uretrocistoskopia  nuk ka nevojë për përgatije të veçantë nga ana e pacientit.

Çfarë shpjegimi nevojitet para ekzaminimit?

Për kryerjen e biopsisë është e rëndësishme që të kontrollohet paraprakisht niveli i koagulimit të gjakut me anë të analizës së gjakut (niveli i protrombinës/INR).

Si  realizohet uretrocistoskopia?

Uretrocistoskopia mund të kryhet në kushte ambulatore dhe si proçedurë zgjat pak minuta. Tek femrat, futja e cistoskopit në uretër është më e thjeshtë dhe pa dhimbje për shkak të ndërtimit anatomik të saj: kanë uretër të shkurtër dhe të drejtë. Tek meshkujt është më e vështirë dhe pak më tepër e dhimbshme për shkak të uretrës së lakuar dhe të zgjatur. 

  • Ekzaminimi kryhet ndërsa pacienti qëndron ulur, në një karrige të posaçme, në një pozicion të detyruar me këmbë të hapura.  
  • Pas dezinfektimit të vrimës së uretrës dhe zonës përreth, aplikohet një lubrifikant lokal anestetik në uretër (për mpirje)
  • Pastaj, cistoskopi shtyhet përmes uretrës, nën mbikqyrjen e monitoruar, duke avancuar drejt vezikës urinare. 
  • Për një pamje të qartë të vezikës urinare, bëhet shpëlarja e saj nëpërmjet kanalit të shpëlarjes së instrumentit
  • Pas ekzaminimit duhet të pihen shumë lëngje, në mënyrë që të urinohet shpesh për shpërlarjen e aparatit urinar.

Kur këshillohet kryerja e uretrocistoskopisë?

Ky ekzaminim shërben për diagnostikimin e sëmundjeve të uretrës, fshikëzës urinare dhe prostatës. Në disa raste mund të kryhet edhe një trajtim lokal i nevojshëm, si psh. heqja e gurëve të fshikëzës urinare, hemostaza (ndalimi i gjakderdhjes), zgjerimi i ngushtimit të uretrës ose heqja e tumoreve të vogla.

Shkaqet më të shpeshta që kërkojnë kryerjen e cistoskopisë janë:

  • Shfaqje e gjakut në urinë (hematuria)
  • Infeksione kronike të fshikëzës urinare apo të uretrës
  • Gurë në fshikëzën urinare
  • Çrregullime të zbrazjes së fshikëzës urinare
  • Tumore të fshikëzës urinare
  • Evidentim i lezioneve të palpueshme të prostatës dhe/ose rritje e vlerës së PSA-së (antigeni prostatik)

A paraqet uretrocistoskopia risqe apo efekte të padëshiruara?

Në përgjithësi, kjo proçedurë nuk paraqet risqe. Aksidentalisht, pas ekzaminimit mund të kemi irritim të mukozës së uretrës, që mund të shoqërohet me gjak (hematuri) në urinë dhe dhimbje gjatë urinimit. Në rast se ankesat zgjasin shumë ose shoqërohen me hemorragji, duhet patjetër që t’i drejtoheni mjekut. Janë shumë të rralla dëmtimet e rënda të uretrës që kërkojnë trajtim kirurgjikal. Edhe infeksionet e fshikëzës janë gjithashtu shumë të rralla, pasi proçedura e ekzaminimit kryhet në kushte sterile.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.