logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)

Amenorrea quhet mungesa e menstruacioneve për të paktën 3 muaj, tek një grua që ka pasur më parë menstruacione, dhe mosardhja e ciklit tek një vajzë që ka mbushur moshën 16 vjeç.

Shkaku më i shpeshtë i këtij problemi është shtatzania. Shkaqet e tjera përfshijnë: problemet me organet riprodhuese ose me gjendrat rregulluese hormonale. Shenja treguese e amenorresë është mosardhja e menstruacioneve.

Në varësi të shkakut të saj mund të ketë dhe shenja të tjera, si p.sh.:

  • Rrjedhje qumështi nga gjiri
  • Rënie të flokëve
  • Dhimbje koke
  • Çrregullime të shikimit
  • Shtim të qimeve në fytyrë

Kur duhet të drejtoheni tek mjeku gjinekolog?

Nëse për të paktën 3 muaj të njëpasnjëshëm nuk ju ka ardhur cikli apo keni mbushur 16 vjeç dhe nuk keni pasur kurrë një cikël menstrual, duhet të konsultoheni sa më parë me një mjek gjinekolog.

Amenorrea mund të ndodhë për shumë arsye: disa si pjesë normale e jetës së një gruaje, disa si efekte anësore të medikamenteve të ndryshme, e të tjera si shfaqje e problemeve shëndetsore të ndryshme. Më poshtë paraqiten në mënyrë të detajuar faktorët që mund të çojnë në amenorre.

Amenorrea natyrale:

Kontraceptivët:

  • Kontraceptivët në formë injeksionesh ose implantet kontraceptive, apo edhe marrja e vazhdueshme e pilulave kontraceptive pa shkëputje, mund të ndikojnë në shfaqjen e amenorresë. Pas ndërprerjes së kontraceptivëve mund të duhen rreth 3 muaj për t’u rivendosur cikli normal.

Medikamentet:

Mënyra e jetesës:

  • Stresi është parë që përkohësisht mund të ndryshojë funksionin e hipotalamusit (një zonë në tru që kontrollon hormonet rregulluese të ciklit menstrual), dhe si rezultat nuk ndodh ovulacioni dhe as cikli menstrual.
  • Pesha trupore e ulët mund të ndikojë në funksionin hormonal. Gratë të cilat kanë çrregullime të ngrënies, si p.sh anoreksi apo bulimi, pësojnë ndryshime hormonale që pasohen nga mungesa e menstruacionit, pra amenorrea.
  • Ushtrimet fizike të sforcuara: si rezultat i kombinimit të shumë faktorëve, si p.sh.: ulja e sasisë së dhjamit indor, Stresi i lartë, harxhimi i lartë energjetik, mund të shkaktohen probleme në fluksin e ciklit menstrual.

Ndryshimet hormonale:

  • Sindromi i ovarit policistik (PCOS). Jep ndryshime hormonale të mëdha dhe të qëndrueshme.   
  • Çrregullimet e funksionit të gjendrës tiroide, si në formën e mbifunksionit (Hipertireoza) ashtu dhe të nënfunksionit (Hipotireoza), bëhet shkak për çrregullime menstruale deri në amenorre.
  • Tumoret e gjendrës pituitare (hipofiza): tumore beninje që mund të shkaktojnë çrregullim hormonal dhe për pasojë mungesë të ciklit.
  • Menopauza e parakohshme

Problemet strukturore:

  • Dëmtimet e mitrës: sindromi Asherman mund të krijohet pas aborteve apo ndërhyrjeve kirurgjikale për fibromiomë.
  • Mungesa e organeve riprodhuese: si rezultat i moszhvillimit gjatë jetës fetale të mitrës, qafës së mitrës apo vaginës.
  • Anomali strukturore të vaginës: mbyllja e vaginës si rezultat i pranisë së një membrane apo muri, bëhet pengesë për rrjedhjen e gjakut menstrual.

Egzaminimet laboratorike

  • Testi i shtatzanisë është egzaminimi i parë që bëhet për të përjashtuar një shtatzani të mundshme, tek gratë që kanë aktivitet seksual të rregullt.
  • Funksioni i gjendrës tiroide: rekomandohet matja e hormonit TSH për të përcaktuar funksionin e gjendrës tiroide (funksion normal, i ulur apo i shtuar).
  • Funksioni i vezoreve: për këtë rekomandohet matja e FSH, LH, Estrogjenit dhe Progesteronit.
  • Dozimi i hormoneve mashkullore: gruaja pyetet nëse vëren një shtim të qimeve në fytyrë, trashje të zërit apo ndryshime në shpërndarjen e qimeve në trup.
  • Prova hormonale: realizohet duke marrë hormone 7 deri 10 ditë për të nxitur ardhjen e menstruacioneve.

Egzaminimet imazherike

Trajtimi i amenorresë varet nga shkaku I saj. Në disa raste përdorimi i kontraceptivëve mund të ndihmojë në ardhjen e menstruacioneve. Nëse shkaku është prania e ndonjë tumori në kokë bëhet ndërhyrje kirurgjikale.

I rëndësishëm është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mënyrës së ushqyerjes, menaxhimi i stresit, dhe normalizimi i peshës trupore.

Ndërlikimet që mund të shkaktojë amenorrea janë:

  • Infertiliteti: sigurisht, duke mos ovuluar dhe duke mos pasur menstruacion, nuk është e mundur të mbetesh shtatzanë.
  • Osteoporoza: Nëse shkaku i mosardhjes së menstruacioneve është niveli i ulët i hormonit estrogjen, atëherë ka risk të lartë për dobësimin e kockave dhe zhvillimin e osteoporozës.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.