logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Diarrea: jashtëqitje e ujshme disa herë në ditë.
Diarrea: jashtëqitje e ujshme disa herë në ditë.

Pacienti konsiderohet me diarre kur del jashtë (defekon) më shumë se 4 herë në ditë, me feçe të ujshme, të buta, ose kur pacienti humbet më shumë se 10 ml/kg peshë feçe. 

Diarrea shoqërohet me humbje të lëngjeve dhe kripërave minerale (elektroliteve) nga trupi. Në mënyrë të veçantë, humbja e lëngjeve dhe e kripërave  në foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të jetë e rrezikshme, sepse mund të shkaktojë kolaps të qarkullimit.

Diarrea shpesh shoqërohet me të përziera, të vjella, dhimbje barku. Në thelb, këto simptoma apo shqetësime janë mekanizma mbrojtës natyralë të vetë organizmit. Nëpërmjet këtyre mekanizmave trupi mbrohet prej mikroorganizmave apo substancave të dëmshme.

  • Diarrea akute (e menjëhershme) ndodh më shpesh kur udhëtohet në vende të ngrohta, tropikale (e quajtur ndryshe edhe diarrea e udhëtarit).
  • Diarrea kronike, me ndërprerje ose e zgjatur, është diarrea që zgjat më shumë se 14 ditë. Ajo shkaktohet nga sëmundje të ndryshme dhe  përbën një situatë mjeksore që kërkon gjithmonë konsultë mjeksore (më shpesh vizitë tek  gastroenterologu dhe/ose infeksionisti) për të identifikuar shkakun kryesor të saj.
Diarrea: shkaktohet kryesisht nga viruset ose bakteret.
Diarrea: shkaktohet kryesisht nga viruset ose bakteret.

Diarrea shkaktohet nga shkaqe infektive dhe jo-infektive, nga sëmundje që prekin zorrën dhe stomakun, por edhe nga sëmundje jashtë sistemit të tretjes, gabime në ushqyerje, arsye medikamentoze, etj.

  • Viruset dhe bakteret janë shkaqet më të zakonshme të infeksioneve akute të  stomakut dhe zorrëve (rotaviruset, noroviruset, adenoviruset, etj);
  • Kolibakteret (gjenden në zorrë, tek uji dhe ushqimet e ndotura dhe më shpesh janë përgjegjëse për diarrenë në verë, diarrenë e udhëtarit);
  • Salmonela (nëpërmjet ushqimeve si veza, mishi i shpendëve, kontakti me njerëz të sëmurë).
  • Frika, stresi, nervoziteti
  • Marrja e tepërt e sheqernave ose medikamenteve që përdoren për trajtimin e kapslllëkut.
  • Medikamentet, si psh. antibiotikët, që mund të shkaktojnë diarre si efekt anësor të tyre.

Diarrea nga infeksionet virusale dhe bakteriale është ngjitëse.

Noroviruset mund të shpërthejnë një epidemi nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë person-person. Sëmundja është më e zakonshme në spitale dhe qëndrat e shërbimit ditor. Sipas SGIM (shoqata e sëmundjeve të brëndshme), deri tani, nuk ka vaksinim kundër viruseve. Përjashtim bën rotavirusi, për të cilin ka vaksinë (e aplikueshme kjo edhe në vendin tonë).

Diarrea mund të jetë një simptomë dytësore në shumë sëmundje të tjera, si:

  • Alergjia nga ushqimet
  • Sëmundja e glutenit ose celiakia (sëmundja e grurit)
  • Sëmundja e zorrës së irrituar, e cila karakterizohet nga diarrea, fryrja e barkut, gazrat, kapsllëku, dhimbja e barkut, ndërkohë që zorra si strukturë është normale.
  • Infeksionet kronike të zorrës së hollë.
  • Sëmundjet inflamatore kronike të zorrës së trashë (sëmundja Kron, koliti ulçeroz).
  • Sëmundjet metabolike, si prodhimi i tepërt i hormoneve të gjendrës tiroide (sëmundja Graves).

Simptomat e diarresë  janë:

 Kur duhet të konsultohemi me mjekun?

  • Kur diarrea është shumë e shprehur, intensive dhe me kohëzgjatje mbi se 3-4 ditë.
  • Kur diarrea është me gjak
  • Kur diarrea shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje të barkut
  • Kur diarrea shfaqet gjatë ose pas një udhëtimi jashtë vendit.
  • Kur diarrea shfaqet tek foshnjat, fëmijët e vegjël, personat e moshuar, persona me rënie të njohur të imunitetit.  

Diarrea: zbulimi i shkaktarit.
Diarrea: zbulimi i shkaktarit.

Për diagnostikimin e diarresë ndihmojnë: 

  • Të dhënat e përftuara nga egzaminimi klinik dhe simptomat e shprehura nga vetë pacienti
  • Identifikimi i shkaktarit
  • Analiza e gjakut
  • Në pacientët që kanë qenë në vendet e ngrohta tropikale nevojiten ekzaminime të tjera (për parazitë), për të përjashtuar shkaqet më të shpeshta në këto vende, si kolera, ethja tifoide, amebiaza.
Në rastin e diarresë kronike, egzaminimet që nevojiten ndryshojnë nga rasti në rast. Më poshtë po japim disa prej ekzaminimeve më të zakonshme.
Diarrea: zëvendësimi i lëngjeve me solucione të pasura me elektrolite.
Diarrea: zëvendësimi i lëngjeve me solucione të pasura me elektrolite.

Ndër masat e përgjithshme, më e rëndësishmja është dhënia e sasive të mëdha të lëngjeve për zëvendësimin e lëngjeve të humbura e që vazhdojnë të humbasin. Në rastet me diarre të shprehur duhet të merren 3-4 litra lëngje në ditë, në formën e çajit me pak sheqer, lëngje frutash të hollluara mirë (1:10), supë orizi, kos, ndoshta koka kola; pra zgjidhet një dietë e përshtatshme (preferohet ushqim i shpeshtë dhe në sasi të vogël, drithëra, oriz, ushqime që përmbajnë pak yndyrna).  

Sot, falë përzierjeve që mund të merren nga goja, është e mundur rivendosja e shpejtë  e ekuilibrit të ujit dhe kripërave. Për shembull:

  • 0.5 litër ujë të zier
  • Gjysëm luge gjelle me kripë
  • 4 lugë çaji me sheqer ose glukozë
  • Pak lëng portokalli për shije  

Me t’u pakësuar diarrea, vazhdohet ose fillohet menjëherë riushqyerja, duke filluar me ushqime lehtësisht të asimilueshme dhe gradualisht, sipas tolerancës së individit, në mënyrë progresive drejt ushqimeve dhe ushqyerjes normale.

Medikamentet

Kundër diarresë përdoren këto medikamente: 

  • Tabletat e sharkolit: pakësojnë diarrenë, por duhet të bëhet kujdes të mos përdoren në diarrenë me gjak ose për një kohë të gjatë.
  • Antibiotikët, për mikroorganizmat shkaktarë të diarresë.
  • Antispazmikët, për qetësimin e dhimbjes së barkut.


Diarrea kronike: në këto raste, krahas masave të përgjithshme, është e këshillueshme të trajtohet sëmundja bazë.
Diarrea akute dhe diarrea që zgjat më shumë se 3 ditë, kërkon konsultë mjeksore. Në shumicën e rasteve, diarrea shërohet spontanisht për 2-3 ditë. Shpejtësia e shërimit varet nga gjendja e sistemit imunitar të personit të prekur, shkaku primar i diarresë dhe rreziku për ndërlikime.

Diarrea me humbje të shprehur të lëngjeve mund të shkaktojë kolaps të shprehur kardiovaskular, shoqëruar me ulje të funksionit të veshkës (insuficiencë renale).
Kjo situatë reflektohet me:
Diarrea: Higjiena mbron edhe të tjerët.
Diarrea: Higjiena mbron edhe të tjerët.

Parimet e parandalimit të diarresë gjatë udhëtimeve në vende problematike apo të pazhvilluara janë:

  • Përpunimi i mirë i mishit, heqja e lëkurës së frutave ose perimeve, ose në rast të kundërt moskonsumimi i ushqimeve. Duhet bërë shumë kujdes me sallatat, pijet, akulloret, sanduiçet me gjethe sallate ose zarzavatet e freskëta të pagatuara, që përdoren si dekorim.
  • Të konsumohet ujë i zier ose me shishe. Po kështu, perimet, frutat, zarzavatet dhe ushqimet të përgatiten me ujë të zier ose në shishe. Edhe larja e dhëmbëve të bëhet me këtë ujë.
  • Të bëhet vaksina kundër kolerës dhe ethes tifoide, të cilat janë të disponueshme.
  • Nuk duhet të përdoren vezët e pagatuara, veçanërisht në verë, ose shpendë të gatuar jo mirë, sallata dhe fruta të palara.
  • Disa lloj inflamacionesh intestinale (të zorrëve), veçanërisht ato të shkaktuara nga salmonela janë shumë ngjitëse; në këto raste kërkohen masa higjenike specifike.
  • Duart duhet të lahen shpesh, veçanërisht pas tualetit (WC), përpara gatimit apo përgatitjes së ushqimit, përpara vaktit, pas ndërrimit të pampersit.
  • Frutat dhe perimet duhet të lahen me shumë kujdes.
  • Në rastet e diarresë së fituar në shtëpi, WC-ja duhet të pastrohet me dezifektant të holluar (0.1%).
  • Rrobat e personave të infektuar dhe të të afërmve të tyre duhet të lahen me ujë të valuar.
  • Mjedisi i pacientit duhet të mbahet shumë i pastër.
  • Të shmangen kontaktet me njerëz të infektuar.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...