logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Salmoneloza: ankesa të rënda gastrointestinale.
Salmoneloza: ankesa të rënda gastrointestinale.

Salmonelat janë bakterie të tipit bacilar (në formën e shkopinjve). Njihen rreth 2000 lloje të tyre, nga të cilat rreth 120 shkaktojnë infeksione tek njeriu, që quhen salmoneloza. Këto infeksione klasifikohen sipas tablosë së tyre klinike (simptomave). Kështu, disa infeksione kufizohen në sistemin e tretjes (gastro-intestinal), ku manifestohen me të vjella dhe diarre, ndërkohë që infeksione të tjera, shumë më të rënda, si Tifoja dhe Paratifoja, shkaktojnë çrregullime të gjendjes së përgjithshme të organizmit.

Infeksioni i zorrës (enteriti) nga salmonela shaktohet nga Salmonella enteritidis dhe Salmonella typhimurium. Këto tipe të bakterieve janë shumë të përhapura në të gjithë botën, si tek kafshët, ashtu edhe tek njerëzit. Disa kafshë, veçanërisht shpendët, shërbejnë si depozitues të tyre. Tek njeriu, transmetimi kryhet kryesisht nëpërmjet konsumimit të ushqimeve të infektuara nga salmonelat, si psh. veza e papërpunuar ose e përpunuar pjesërisht, qumështi i papërpunuar, shpendët ose mishi.

Në rastet e kushteve të këqia higjenike, konsiderohet i mundshëm edhe transmetimi nga njeriu tek njeriu nëpërmjet duarve të ndotura me materialet e jashtëqitura (transmetimi fekalo-oral).

Agjentët patogjenë (bacilet) shkojnë në stomak nëpërmjet ushqimeve të infektuara me to dhe shkaktojnë më pas një infeksion lokal në nivelin e zorrës, duke depërtuar në mukozën (shtresën e brendshme) e zorrës së hollë e duke u shumëfishuar aty.

 

Periudha e inkubacionit (nga momenti i hyrjes së bacilit në organizëm deri në momentin e shfaqjes së simptomave të para) të enteritit nga salmonela është shumë e shkurtër, nga disa orë deri në 3 ditë.

Simptomat përfshijnë:

Salmoneloza: zbulimi i agjentit shkaktar.
Salmoneloza: zbulimi i agjentit shkaktar.

Diagnoza e salmonelozës mund të dyshohet nisur nga:

  • Të dhënat e marra nga pacienti (psh. prania e simptomave të mësipërme tek disa persona që kanë konsumuar të njëjtin ushqim)
  • Identifikimi i agjentit patogjen në jashtëqitjet (feçet)
  • Agjenti patogjen rrallë mund të identifikohet në gjak.
Salmoneloza: zëvendësimi lëngjeve.
Salmoneloza: zëvendësimi lëngjeve.

Në rastet me të vjella dhe diarre, rekomandohet trajtimi simptomatik (që qetëson simptomat), i cili konsiston në pirjen në sasi të madhe të lëngjeve për të kompensuar humbjen e theksuar të tyre. Nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve, me përjashtim të rasteve me sistem imunitar të dobët, ose me sëmundje sistemike (që përfshijnë të gjithë organizmin).

Veçanërisht tek fëmijët me moshë të vogël dhe tek të moshuarit, egziston rreziku për dehidratim (humbje të rëndësishme të lëngjeve në organizëm). Kjo manifestohet me gjuhë të thatë, forcim të syve, dobësim të zërit, rënie të presionit të gjakut, ngërçe ose dhimbje në këmbë, tromboza. Të gjitha këto janë pasojë e pirjes së pamjaftueshme të lëngjeve nga këto kategori pacientësh.

Salmoneloza: masat higjienike maksimale.
Salmoneloza: masat higjienike maksimale.

Infektimi i parë nga salmonelat nuk siguron asnjë imunitet. Përveç kësaj, ndryshe nga Tifoja, nuk egziston asnjë vaksinë kundër enteritit nga salmonela.

Mbrojtja kryesore konsiston në ruajtjen e kushteve sa më të mira higjienike gjatë përpunimit të ushqimeve të dyshimta për të qenë të infektuara nga salmonelat, ruajtja e këtyre ushqimeve në të paktën 10°C, si dhe konsumimi i menjëhershëm i produkteve ushqimore që përmbajnë vezë.

Nxehja e ushqimeve në furrën me mikrovalë duhet të bëhet në mënyrë homogjene.

Kujdesduhet treguar gjithashtu kur udhëtojmë jashtë vendit: ushqimet duhet të konsumohen të përpunuara, të qëruara ose, kur dyshohet për cilësinë e përpunimit të tyre, të mos konsumohen fare.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.