logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Kolera: sëmundje tepër ngjitëse, me diarre.
Kolera: sëmundje tepër ngjitëse, me diarre.
Kolera është një sëmundje infektive diarreike, tepër ngjitëse, për të cilën kërkohet deklarim i detyrueshëm. Agjenti patogjen i saj, bakteri Vibrio cholerae, prek ujrat e ndotura nga jashtëqitjet e njeriut dhe, më pas, ujin e pijshëm ose disa ushqime (perimet, peshkun, frutat e detit). Një person që është bartës i sëmundjes, nuk sëmuret domodoshmërisht prej kolerës, por ai mund t`ia transmetojë sëmundjen të tjerëve.
Kolera: shkaktohet nga transmetimi i baktereve përmes ujit të pijshëm.
Kolera: shkaktohet nga transmetimi i baktereve përmes ujit të pijshëm.
Bakteri i kolerës shfaqet kur uji i pijshëm ndotet për shkak të kushteve të këqia higjenike: në rastet e varfërisë, të urisë, të luftërave, si dhe të katastrofave natyrale. Udhëtarët preken rrallë nga kolera. Fëmijët dhe personat e kequshqyer janë, veçanërisht, të rrezikuar për t`u prekur nga kjo sëmundje.
Kolera: të vjella, diarre, humbje e madhe e lëngjeve.
Kolera: të vjella, diarre, humbje e madhe e lëngjeve.

Periudha e inkubacionit (nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e shenjave të para) varion nga disa orë (shumë rrallë) deri në pesë ditë.  

Sëmundja fillon me të përziera, të vjella dhe diarre të menjëhershme dhe të rëndë. Sasia e lëngjeve të humbura nga organizmi mund të arrijë në disa litra në ditë, gjë që mund të shkaktojë një dehidratim (pakësim të lëngjeve) të shpejtë të organizmit.

Simptomat e një dehidratimi janë: ngjirja e zërit, ngërçe të muskujve, urinë shumë e përqëndruar dhe mukozat e thata. Nëse nuk fillohet menjëherë hidratimi (marrja e lëngjeve nga jashtë), mund të shfaqet kolapsi qarkullues (rënia e presionit të gjakut) deri edhe gjendja e shokut kardio-vaskular, që mund të çojë në humbje të funksionit të organeve (urgjencë mjekësore).

Kolera: zbulimi i patogjenit në jashtëqitjet.
Kolera: zbulimi i patogjenit në jashtëqitjet.

Diagnostikimi i kolerës bazohet tek:

  • Njohja me të dhënat e pacientit, përfshirë edhe simptomat e tij. Është me rëndësi jetike të vlerësohet saktësisht kohëzgjatja e simptomave dhe historiku i sëmundjes (nëse pacienti ka udhëtuar ditët e fundit, si i ka filluar sëmundja, kur, etj.)
  • Identifikimi i agjentit patogjen në feçet (jashtëqitjet) ose tek të vjellat e pacientit.
Kolera: emergjent është zëvendësimi i lëngjeve të humbura.
Kolera: emergjent është zëvendësimi i lëngjeve të humbura.

Trajtimi i personave të prekur nga kolera duhet detyrimisht të kryhet në kushte të karantinës (izolimit të plotë). Nëse një person ka shfaqur diarre të rëndë në një zonë të kërcënuar nga kolera, ai duhet të izolohet dhe të fillojë trajtimin në mënyrë të menjëhershme.

Fillimisht, duhet të kompensohet humbja e lëngjeve trupore, elektroliteve (natriumit, kaliumit, magneziumit) dhe glukozës (sheqerit), duke kryer proçesin e hidratimit të pacientit me rrugë venoze. Marrja e antibiotikëve mund të shkurtojë kohëzgjatjen e sëmundjes.

Këshilla

  • Të konsumohen  3-4 litra pije të ëmbla në ditë (lëngje frutash, limonata, koka-kola). Gjithashtu mund të konsumohet edhe një përzierje e përgatitur vetë, e pasur me elektrolite, që të përmbajë: gjysëm litri ujë të zier, gjysëm luge kafeje kripë, pesë lugë kafeje sheqer dhe pak lëng portokalli për të përmirësuar shijen.
  • Vaktet ushqimore duhet të jenë sa më të lehta, në mënyrë që të mos provokojnë të vjella (biskota, supë). Bananet dhe kajsitë janë burime të rëndësishme të kaliumit, ndërkohë që patatet e skuqura dhe biskotat e kripura ndihmojnë në kompensimin e kripës së humbur.
  • Mund të përdoren tableta që përmbajnë karbon, me përjashtim të rasteve që paraqesin diarre me gjak.

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Në rastin e kolerës, këshillohet:

Në rastet e trajtuara shpejt, vetëm më pak se 1% e pacientëve mund të vdesin nga sëmundja. Përkundrazi, nëse nuk trajtohet, kolera mund të shkaktojë në çdo rast vdekjen e pacientit.
Kolera: vaksina siguron mbrojtje në një masë të madhe.
Kolera: vaksina siguron mbrojtje në një masë të madhe.

Vaksinimi antikolerik përgjithësisht siguron mbrojtje ndaj sëmundjes, por jo në të gjitha rastet. Për këtë arsye, është e rëndësishme të respektohen rregullat e mëposhtme lidhur me higjienën:

  • Larja e përsëritur e duarve me sapun, veçanërisht përpara dhe pas ngrënies.
  • Cilësia e ushqimit: ushqimi duhet të jetë i larë, i qëruar, ose përndryshe nuk duhet të konsumohet.
  • Të mos konsumohet akull artizanal, as sallatat, veçanërisht në rastin e udhëtimeve në vende të nxehta.
  • Uji i pijshëm të konsumohet i zier paraprakisht ose në formën e ujit mineral (edhe për larjen e dhëmbëve). Kujdes: të mos hidhet akull në pije.
  • Të evitohet konsumi i vezëve të papërpunuara (të pagatuara) ose të përpunuara joplotësisht, i shpendëve të papjekur mirë, ose i frutave dhe perimeve të palara mirë.
  • Është e detyrueshme dhe e domosdoshme të lahen në temperatura të larta rrobat e pacientit, si dhe të përdoren doreza gjatë periudhës së kujdesit për ta.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.