logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Ethja tifoide: diarre e rëndë, shumë ngjitëse.
Ethja tifoide: diarre e rëndë, shumë ngjitëse.

Ethja tifoide është një sëmundje infektive,  diarreike shumë e rëndë, e detyrueshme per t'u deklaruar. Ashtu si edhe në pjesën më të madhe të diarreve, infeksioni transmetohet nëpërmjet feçeve (jashtëqitjeve), ushqimeve të palara dhe ujit të pazier.

Njihet ethja tifoide dhe ethja paratifoide.

Bakteriet e tipit të salmonelave janë përgjegjëse për këto sëmundje infektive, diagnoza e të cilave bazohet, në pjesën më të madhe, tek simptomat klinike të pacientit. Mund të bëhet fjalë për infeksione të përgjithshme të rënda, si ethja tifoide ose ethja paratifoide, ose inflamacioni i sistemit të tretjes (gastro-intestinal), që quhen gastro-enterite.
 
Në përgjithësi, ethja tifoide manifestohet njëherësh tek disa persona. Ajo më shpesh merret nga udhëtimet në vendet në zhvillim ose nga kushtet e këqia të higjienës.
Ethja tifoide: përveç diarresë, temperaturë e lartë dhe gjendje e përgjithshme e rënduar.
Ethja tifoide: përveç diarresë, temperaturë e lartë dhe gjendje e përgjithshme e rënduar.

Për ethen tifoide dhe paratifoide, periudha e inkubacionit (nga momenti i infektimit deri në momentin e shfaqjes së simptomave të para) zgjat nga 3-60 ditë dhe varet nga doza e infektimit.

Simptomat e ethes tifoide janë:
  • Temperaturë e lartë për 3-4 javë, që mund të arrijë deri në 40°C.
  • Dobësi e përgjithshme trupore.
  • Pllaka të kuqe në shpinë, në bark dhe kraharor, me diametër nga 1-4 cm.
  • Gjuha e ngjyrosur në të bardhë, ndërkohë që maja dhe skajet e saj mbeten të kuqe (gjuha karakteristike e ethes tifoide).
  • Diarre e fortë për rreth 3 javë pas fillimit të sëmundjes. Më pas, përmirësimi i simptomave.

Simptomat e ethes paratifoide:

Ethja tifoide: zbulimi i patogjenit në gjak, më vonë në jashtëqitje.
Ethja tifoide: zbulimi i patogjenit në gjak, më vonë në jashtëqitje.

Diagnoza e ethes tifoide dhe e asaj paratifoide bazohet në simptomat e pacientit dhe në lidhjen e shfaqjes së tyre me udhëtime të mundshme të tij.

Që në fillim, agjenti shkaktar i sëmundjes mund të identifikohet në jashtëqitjet. Më pas mund të evidentohen në gjak antitrupat kundër tij.

Ethja tifoide: izolimi dhe trajtimi me antibiotikë.
Ethja tifoide: izolimi dhe trajtimi me antibiotikë.

Të gjithë pacientët e diagnostikuar ose të dyshuar për diagnozën e ethes tifoide ose paratifoide duhet të izolohen menjëherë, pra të vendosen në karantinë. Si për të gjitha diarretë, që në fillim duhet të kompensohen humbjet e lëngjeve nga organizmi, nëpërmjet marrjes së tyre nga goja ose nëpërmjet rrugës venoze (perfuzioneve).

Antibiotikët përbëjnë mjekimin e zgjedhur në këto raste.

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Mënyra më e rëndësishme për të evituar infektimin nga ethja tifoide dhe paratifoide, është respektimi i masave të higjienës dhe mbrojtja e personave që janë në kontakt me pacientin.

Për kompensimin e humbjeve të lëngjeve, duhet:
  • Të konsumohen 3-4 litra pije të ëmbla në ditë, që mund të jenë lëngje frutash, limonata, koka-kola. Mund të përgatitet gjithashtu një përzierje me elektrolite:  me gjysëm litri ujë të zier, gjysëm luge kafeje me kripë, pesë lugë kafeje me sheqer, dhe pak lëng portokalli për shije.
  • Konsumi i ushqimeve të lehta për t’u tretur, si biskotat, supat. Bananet dhe kajsitë janë burime të rëndësishme të kaliumit. Patatet e skuqura dhe biskotat ndihmojnë shumë në kompensimin e kripës së humbur.
  • Përdorimi i tabletave me përmbajtje të karbonit (përveç rasteve me diarre me gjak).

Ethja tifoide

Në rast se trajtohet shpejt, sëmundja e ethes tifoide ose paratifoide shërohet pa ndërlikime dhe siguron përgjithësisht një imunitet (mbrojtje) të përhershëm kundër  agjentëve shkaktarë të saj. Rreth 2-3% e pacientëve mbeten bartës kronikë, që mund të transmetojnë sëmundjen. Në rastet e rënda, mund të shfaqen sëmundjet dhe simptomat e mëposhtme:

  • Hemorragji të rënda në zorrë.
  • Ulçera në zorrë
  • Shpim i zorrës, që shoqërohet nga  inflamacioni i cipës që mbështjell organet e barkut (peritoniti).
  • Depërtimi i agjentit shkaktar të ethes tifoide në qarkullimin e gjakut dhe përhapja e tij nëpërmjet gjakut në organe dhe inde të ndryshme,  si zemra, meningjet (cipat e trurit), mushkëritë dhe kockat.
  • Inflamacionet e rrugëve urinare
  • Inflamacionet e rrugëve të tëmthit.
  • Trombozat ose embolitë e mushkërive (tepër të rralla).

Ethja paratifoide

Ecuria e sëmundjes është përgjithësisht e njëjtë me atë të ethes tifoide, por ndërlikimet e saj janë më të rënda. Diagnoza dhe trajtimi i saj janë të njëjta me ato të ethes tifoide.

Bartësit kronikë duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të rregullta të autoriteteve shëndetsore dhe nuk duhet të kenë kontakt me produkte ushqimore në kuadrin e aktivitetit të tyre profesional.

Ethja tifoide: vaksinim dhe masa higjienike për parandalimin e saj.
Ethja tifoide: vaksinim dhe masa higjienike për parandalimin e saj.

Egziston një vaksinë për ethen tifoide dhe paratifoide, që është veçanërisht e rekomandueshme për personat që udhëtojnë shpesh. Ajo siguron një imunitet (mbrojtje) për rreth 2 vjet dhe mund të parandalojë sëmundjen ose, të paktën, të frenojë përparimin e saj.

Ndër masat parandaluese të ethes tifoide dhe paratifoide përfshihen: 
 

  • Larja e përsëritur e duarve me sapun, veçanërisht para dhe pas ngrënies.
  • Kujdesi i veçantë për ushqimin: ai duhet  të qërohet dhe/ose të gatuhet plotësisht.
  • Të mos konsumohet akull i përgatitur në mënyrë artizanale, ose sallata, veçanërisht gjatë udhëtimit në vende të nxehta.
  • Uji duhet të ziehet ose të konsumohet ujë mineral, edhe për larjen e dhëmbëve.Kujdes: mos vendosni akull në pije.
  • Të evitohet konsumi i vezëve të pagatuara, ose të gatuara jo plotësisht, i pulave të papjekura plotësisht, i frutave të palara dhe sallatave.
  • Është e detyrueshme të dezinfektohen rrobat e pacientëve me ethe tifoife dhe paratifoide, duke i larë në temperatura të larta, si dhe të përdoren doreza mbrojtëse gjatë kujdesit për ta.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.