Ethja (temperatura e lartë) si simptomë (Ethja, Temperatura e lartë)
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Ethja nuk është një sëmundje, por një simptomë që tregon që organizmi është duke luftuar kundër një sëmundjeje. Ajo përfaqëson një mekanizëm mbrojtës të organizmit, që stimulon reaksionet e mbrojtjes.
Flitet për ethe kur temperatura trupore i kalon 38°C.Temperatura mund të matet në rektum (në pjesën fundore të zorrës së trashë, nëpërmjet vrimës së jashtëqitjes), nën gjuhë ose nën sqetulla. Temperatura rektale është rreth 0,4° C më e lartë se ajo e matur në zonat e tjera të përmendura më sipër. Temperatura mbi 41° C është e rrezikshme për jetën.
Flitet për ethe kur temperatura trupore i kalon 38°C.Temperatura mund të matet në rektum (në pjesën fundore të zorrës së trashë, nëpërmjet vrimës së jashtëqitjes), nën gjuhë ose nën sqetulla. Temperatura rektale është rreth 0,4° C më e lartë se ajo e matur në zonat e tjera të përmendura më sipër. Temperatura mbi 41° C është e rrezikshme për jetën.
Ethja është më shpesh pasojë e një infeksioni viral ose infeksioni bakterial të organizmit.
Për rritjen e temperaturës trupore mund të jenë përgjegjëse disa gjendje ose sëmundje. Ndër to mund të përmendim:
Për rritjen e temperaturës trupore mund të jenë përgjegjëse disa gjendje ose sëmundje. Ndër to mund të përmendim:
- Infeksionet e veshkës ose të fshikëzës urinare
- Infeksioniet e aparatit tretës
- Kalimi i baktereve në qarkullimin e gjakut (gjendja e septicemisë)
- Infektimi i plagëve pas lëndimit të tyre
- Infektimi i plagëve pas operacionit
- Sëmundjet reumatizmale
- Malaria
- Tumoret malinje
- Hipertireoza (funksioni i shtuar i gjendrës tiroide)
- Sëmundjet autoimune
- Ethja me origjinë të papërcaktuar, pa infeksion
- Djegia nga dielli
- Dehidratimi i madh (humbja e lëngjeve në sasi të mëdha)
- Medikamentet
- Stresi psikologjik i vazhdueshëm
- Pas fazës ovulatore, që i korrespondon mesit të ciklit menstrual (dita e 14-të), temperatura trupore e gruas rritet me rreth 0,5° C.
Klasifikimi i temperaturës
- Subfebrile: vlera e temperaturës rezulton nën 38° C
- Mesatare: vlera e temperaturës 38 - 39° C
- E lartë: vlera e temperaturës e kalon 39° C
Temperatura është shpesh më e lartë në fund të pasdites. Fëmijët kanë tendencë më të madhe për të bërë temperaturë. Rritja e temperaturës zakonisht shoqërohet me të dridhura, ndërkohë që ulja e temperaturës shoqërohet shpesh me djersitje. Gjithashtu, temperatura shoqërohet shpesh me dhimbje koke dhe dhimbje muskulare në gjymtyrë. Në këtë situate, për pacientin “gjithçka dhemb”.
Shenjat shoqëruese në rastin e temperaturës:
- Lodhje, dobësi e përgjithshme, gjendje jo e mirë shpirtërore
- Ndjesia e të ftohtit, që mund të arrijë deri në shfaqjen e të dridhurave në fazën e rritjes së temperaturës.
- Dhimbje koke
- Dhimbje muskulare
- Dhimbje të kockave
- Mungesë e oreksit
- Tharje e buzëve dhe e lëkurës
- Puls i shpejtë
- Frymëmarrje e shpejtë dhe sipërfaqsore
- Djersitje e shprehur në fazën e zbritjes së temperaturës, që është përgjegjëse për humbjet e lëngjeve nga trupi (gjendja e dehidratimit).

Per diagnozen e ethes jane te nevojshme:
- Njohja e mjekut me historinë e sëmundjes, duke u përqëndruar tek simptomat e pacientit
- Matja e temperaturës: në sqetulla dhe në rektum
- Egzaminimi fizik
- Analizat e gjakut, për të përcaktuar origjinën e temperaturës
- Marrja e kampioneve të urinës, të feçeve (jashtëqitjeve) dhe të mukusit (për praninë e mykut)
- Në varësi të simptomave, mund të jetë e nevojshme radiografia e mushkërive ose e sinuseve, ekografia, egzaminimi gjinekologjik, egzaminimi i aparatit të tretjes, me egzaminimet endoskopike përkatëse, etj.

Në rastin e temperaturës së zgjatur (mbi 4 ditë), në vlera shumë të larta, të
shoqëruara me çrregullim të gjendjes së përgjithshme, rekomandohet konsultimi i
menjëhershëm me mjekun.
Jo gjithmonë është e nevojshme ulja e temperaturës, ose marrja e medikamenteve që e ulin atë, sepse temperatura mobilizon mekanizmat mbrojtës të vetë organizmit. Në pjesën më të madhe të rasteve është e rëndësishme që të kryhet konsulta me mjekun, dhe ai të përcaktojë shkakun e temperaturës.
Jo gjithmonë është e nevojshme ulja e temperaturës, ose marrja e medikamenteve që e ulin atë, sepse temperatura mobilizon mekanizmat mbrojtës të vetë organizmit. Në pjesën më të madhe të rasteve është e rëndësishme që të kryhet konsulta me mjekun, dhe ai të përcaktojë shkakun e temperaturës.
Masat e përgjithshme
Masat e pergjithshme qe duhet te zbatohen ne rastin e ethes jane:
- Një temperaturë < 38,5° C nuk duhet të trajtohet, përveç rasteve të fëmijëve që janë të ndjeshëm dhe mund të bëjnë konvulsione (dridhje të forta) edhe në këto vlera, si dhe të personave të moshuar, me sistem imunitar të dobësuar (psh. pacientët e prekur nga SIDA), etj.
- Regjim shtrati
- Marrje e sasive të mëdha të lëngjeve për kompensimin e humbjeve të tyre. Parimi i përgjithshëm në këto raste është: për çdo shkallë Celcius > 37 °C, duhet të merren 0,5 - 1 litër lëngje. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për foshnjat dhe personat e moshuar, sepse ata kanë tendencë të dehidratohen shpejt.
- Pacienti me temperaturë nuk duhet të vishet ose të mbulohet shumë (veçanërisht foshnjat), sepse kjo do të shkaktonte një rritje më të madhe të temperaturës.
- Në rastin e temperaturës së lartë, duhet të vendosen kompresa të lagura dhe të ftohta në zonën përreth kofshëve për të paktën 20 minuta.
Medikamentet
Medikamentet e rekomanduara në këto raste janë:
- Medikamentet antipiretike (për uljen e temperaturës), si psh. paracetamoli, ibuprofeni, etj.,në formën e tabletave, pluhurit që tretet në ujë ose suposteve (tek fëmijët).
- Antibiotikët, në rast infeksionesh bakteriale.
- Çdo pacient që ka temperaturë dhe nuk mund të pijë lëngje, duhet të shtrohet në spital në mënyrë urgjente. Çdo temperaturë e lartë, e zgjatur dhe me origjinë të papërcaktuar, ka nevojë për konsultim nga mjeku për të kërkuar origjinën e saj.
- Infeksionet e patrajtuara mund të ndërlikohen me gjendjen e septicemisë.
- Fëmijët nën 5 vjeç kanë tendencë të bëjnë konvulsione në rastin e temperaturës së lartë.
Dr. med. Fritz Grossenbacher
Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.
Dr. med. Gerhard Emrich
Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.
Dr. med. Daniel Desalmand
Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.
Doris Zumbühl
Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.