logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Peritoniti: infeksion i shkaktuar kryesisht nga bakteret.
Peritoniti: infeksion i shkaktuar kryesisht nga bakteret.

Peritoniti karakterizohet nga një inflamacion ose infeksion akut i peritoneumit, cipës që rrethon të gjitha organet zgavrore që gjenden në hapësirën e barkut.

Peritoniti është më shpesh me origjinë bakteriale, pasojë e një shpimi të zorrës ose përhapjes së bakterieve prej një organi të infektuar, si psh. stomaku, zorrët, fshikëza e tëmthit. Ndër to, si shkaku më i shpeshtë konsiderohen shpimet e stomakut dhe zorrëve.

Infeksioni mund të jetë i lokalizuar ose i përhapur në të gjithë organizmin nëpërmjet gjakut. Në rastin e fundit, bëhet fjalë për septicemi.

Në pjesën më të madhe të rasteve, trajtimi i peritonitit është kirurgjikal. Proçedura kirurgjikale e përdorur, ecuria e sëmundjes dhe mundësitë e shërimit të saj varen përgjithësisht nga sëmundja kryesore dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.

Ndërlikimet e peritonitit janë më të shpeshta tek personat e moshuar dhe ata me imunitet të dobësuar.

Dallohen dy forma të peritonitit: forma e lokalizuar dhe ajo e përgjithshme, në të cilën infeksioni përhapet në të gjithë organizmin, nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Në rastin e peritonitit të përgjithshëm, bëhet fjalë për një tablo klinike të rëndë, që ka nevojë për menaxhim të menjëhershëm mjekësor. Nëse nuk trajtohet në mënyrë korrekte, peritoniti i lokalizuar përparon shumë shpejt drejt një infeksioni të përgjithshëm, që quhet septicemi. Për këtë arsye, çdo peritonit i lokalizuar duhet të trajtohet shumë shpejt.

Në stadin akut, shpesh është i vështirë identifikimi i shkakut të peritonitit. Për këtë arsye, në të tilla raste flitet thjesht për peritonit.

Peritoniti parësor

Përbën një formë të rrallë të peritonitit, që shfaqet kryesisht tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar. Inflamacioni i peritoneumit është pasojë e përhapjes së bakterieve prej një organi të infektuar të legenit. Përhapja e bakterieve mund të bëhet edhe nëpërmjet gjakut.

Peritoniti dytësor

Përbën formën më të shpeshtë të peritonitit, përgjithësisht të shkaktuar nga shpimi i një organi zgavror që gjendet në hapësirën e barkut, si psh stomaku, zorra, fshikëza e tëmthit, apendiksi. Kjo pasohet nga rrjedhja e përmbajtjes së tij në hapësirën peritoneale. Më rrallë, peritoniti shkaktohet nga një traumë, bllokim i zorrës, çrregullime të qarkullimit në zorrë, përdredhje të një hernieje ose hapje të qepjeve kirurgjikale.

Peritoniti lokal.
Peritoniti lokal.

Shkaqe të tjera të peritonitit janë:

Peritoniti: dhimbje e fortë e papritur e barkut, bark i fortë.
Peritoniti: dhimbje e fortë e papritur e barkut, bark i fortë.

Peritoniti karakterizohet nga këto simptoma:

Peritoniti: palpacioni, auskultacioni, perkusioni.
Peritoniti: palpacioni, auskultacioni, perkusioni.

Meqenëse gjendja e pacientit është tepër e rëndë, egzaminimet e nevojshme për diagnostikimin e peritonitit duhet të kryhen sa më shpejt. Në to përfshihen:

  • Njohja sa më shpejt e mjekut me historinë e sëmundjes dhe simptomat e pacientit, duke u përqëndruar tek mënyra e fillimit të shqetësimeve dhe ecuria e tyre
  • Egzaminimi fizik i pacientit, që konsiston në:
    • Palpacionin, që  vlerëson elasticitetin e murit të barkut dhe lokalizon dhimbjen
    • Auskultacioni i zorrëve, gjatë të cilit zhurmat e zorrëve janë të pakta, madje edhe mund të mungojnë
    • Tushe rektale (prekja me dorë e zorrës së trashë, duke u futur nga anusi), ku nëpërmjet gishtit tregues mjeku mund të prekë tumore, vatra hemorragjike ose mbajtjen e feçeve.
    • Matja e temperaturës, pulsit dhe tensionit arterial
    • Auskultacioni i zemrës dhe mushkërive
  • Analizat e gjakut
  • Ekografia e barkut, për evidentimin e likidit në hapësirën e barkut
  • Radiografia e barkut
  • Në rast se edhe pas këtyre egzaminimeve, diagnoza përsëri mbetet e paqartë, kirurgu duhet të kryejë hapjen kirurgjikale të barkut 
Peritoniti: eleminimi i vatrës së infeksionit nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.
Peritoniti: eleminimi i vatrës së infeksionit nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale.

Qëllimi kryesor i trajtimit të peritonitit është eleminimi i vatrës së infeksionit. Trajtimi është kirurgjikal dhe i fokusuar mbi sëmundjen kryesore, si psh në rastin e apendisitit ose shpimit të tij, veprimi i parë është heqja e apendiksit.

Meqenëse bëhet fjalë për infeksione bakteriale, përpara operacionit fillohet trajtimi me antibiotikë.

Shtrirja, zgjatja dhe rreziqet e operacionit varen nga sëmundja kryesore, që shkaktoi peritonitin. Qëllimi i tij është heqja e indeve të dëmtuara ose të vdekura, madje në disa raste edhe një pjesë e organit (si psh. një pjesë e zorrës). Shpesh, janë të nevojshme disa operacione. Në disa raste, muri i barkut qepet përkohësisht, për të lejuar qelbin të rrjedhë lirisht. Pas 48 orëve, kryhet një operacion i dytë. Në fund të tij, pacienti duhet të qëndrojë në repartin e terapisë intensive (reanimacion), në mënyrë që ndjekja e tij të jetë optimale.

Hapësira e barkut pastrohet me një solucion antiseptik, i shoqëruar shpesh nga një antibiotik.

Në rastin kur hiqet një pjesë e rëndësishme e zorrëve, shpesh proçedohet me një anus artificial, që hiqet pas disa javësh.

Zgjatja e periudhës së rimëkëmbjes së pacientit pas trajtimit të peritonitit varet përgjithësisht nga sëmundja kryesore që e shkaktoi atë dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit.

Ndërlikimet janë më të shpeshta tek personat e moshuar ose ata me sëmundje kronike, sesa tek personat e rinj dhe të shëndetshëm.

Përveç gjendjes së shokut, peritoniti mund të shkaktojë edhe këto ndërlikime:

  • Formimin e abcesit në nivelin e organeve abdominale (të barkut) ose në zgavrën  e barkut
  • Reaksionet inflamatore dhe formimi i ngjitjeve në nivelin e zorrëve. Kjo pasohet nga bllokimi i zorrës i tipit mekanik (ileusi)
  • Inflamacionet e shkaktuara nga lëndët helmuese, që mund të shkaktojnë çrregullime të lëvizshmërisë së zorrës, duke çuar në ileusin paralitik.
  • Çdo bllokim i zorrës mund të shkaktojë një gjendje shoku. Përsëritja e bllokimit të zorrës brenda 4 viteve të para pas peritonitit është konstatuar në 50% të rasteve.

Ndërlikimet pas ndërhyrjeve kirurgjikale:

  • Gjatë operacionit, mund të dëmtohen nervat ose enët e gjakut. Tipi i ndërhyrjes varet nga përhapja e peritonitit. Kështu, hapja mund të jetë e gjerë, mund të hiqet një hemorragjive ose të hapjes së qepjeve, madje mund të jetë I nevojshëm edhe një operacion I dytë, për shkak të hemorragjive ose hapjes së qepjeve. 
  • Mund të zhvillohen fistula, për të cilat nevojitet një operacion i dytë
  • Infektimi i plagës: në këto raste, duhet të hapet qepja, në mënyrë që të rrjedhë qelbi nga plaga e infektuar 

Të mundshme janë edhe ndërlikime të tjera, të tilla si dëmtimet e nervave, të indeve të buta, të lëkurës dhe indeve të tjera. Përveç kësaj, në zgavrën e barkut mund të formohen ngjitje, të cilat janë shkaku i dhimbjeve. Mund të ndodhin edhe tromboza dhe emboli.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...