logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Diabeti i sheqerit është një sëmundje kronike, e karakterizuar nga rritja e nivelit të sheqerit në gjak. Në rast se nuk trajtohet në mënyrë korrekte, kjo sëmundje shoqërohet nga ndërlikime të ndryshme, të afërta dhe të largëta në kohë.
  • Diabeti i sheqerit i tipit 1:  shfaqet si rezultat i paaftësisë së pankreasit për të prodhuar insulinën, hormonin që bën të mundur djegien e sheqerit nga ana e qelizave të organizmit. Ai manifestohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak (hiperglicemia).
  • Diabeti i sheqerit i tipit 2:  përfaqëson rreth 90% të sëmundjes së diabetit të sheqerit në përgjithësi. Në kushtet e një konsumi të madh të ushqimit, shfaqja e tij është pasojë e mosnjohjes nga ana e qelizave të organizmit të hormonit insulinë, që është përgjegjës për përdorimin e sheqerit nga këto qeliza.
  • Diabeti gestacional:  konsiderohet si diabet i shtatzanisë në të gjitha rastet kur çrregullimi i metabolizmit të sheqerit në organizëm, që reflektohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, shfaqet për herë të parë gjatë shtatzanisë. Ai përfaqëson një nga ndërlikimet më të shpeshta të shtatzanisë.

 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...