logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)

Nuhatja dhe të shijuarit bëjnë pjesë tek shqisat që, falë aktivitetit analizues të tyre kimik dhe ndjesor, na lejojnë të dallojmë lëndët kimike nga njëra-tjetra.

Nuhatja dhe shijimi janë ndjesi jetike. Ato ndikojnë jo vetëm në cilësinë e jetës, por ndihmojnë edhe në mbrojtjen e shëndetit, sepse nëpërmjet tyre nuhatet gazi, tymi i zjarrit, apo dallohet një ushqim i prishur. Gjithashtu, humbja e nuhatjes shkakton vështirësi të rëndësishme sociale, pasi në këtë stad individi nuk ndjen as aromën e trupit të vet.

Nuhatja dhe shijimi bazohen në molekulat që çlirohen nga objekte që janë pjesë e ambientit të jashtëm. Këto molekula nxisin disa qeliza specifike nervore të vendosuara në gojë ose në hundë. Këto qeliza nervore në kthim transmetojnë sinjale në tru, ku tejçohet aroma ose shija e caktuar, duke u identifikuar në këtë nivel.

Çrregullimet e shijes janë të rralla. Vetëm 5% e pacientëve shfaqin realisht probleme të tilla. Pjesa më e madhe e rasteve shfaqin çrregullime të lidhura me nuhatjen.

Humbja e plotë e shijes quhet ageuzi. Nëse humbja e shijes nuk është e plotë, bëhet fjalë për hipogeuzinë.

Formë tjetër është "Glosodinia" (shija e hidhur ose metalike, e vazhdueshme në gojë), e lidhur ndoshta me shkaqe psiqike, me mënyrën e ushqyerjes ose probleme hormonale (janë ende në studim)

Shkaqet më të shpeshta të çrregullimeve të shijes janë:

  • Traumat e kokës dhe të trurit
  • Infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes
  • Ekspozimi ndaj lëndëve helmuese
  • Trajtimi i dhëmbëve
  • Radioterapia (rrezatimi)
  • Medikamentet

Shkaqe të tjera të çrregullimeve të shijes:

  • Tumoret
  • Bulimia
  • Sëmundjet e tiroides
  • Diabeti i sheqerit
  • Sëmundjet e veshkave
  • Sëmundjet e mëlçisë.
  • Higjiena e keqe e gojës (mund të favorizojë çrregullimet e lidhura me shijen)

Egzaminimet varen nga shkalla e simptomave dhe gjendja e pacientit. 

Kështu, mund të kryhen:

  • Konsultim me mjekun, duke e informuar atë për simptomat, historinë e fillimit të tyre, mënyrën e ushqyerjes, konsumin e alkoolit dhe duhanit, aksidente ose operacione të kyera në të kaluarën, sëmundje të tjera në momentin e konsultimit dhe medikamnetet e përdorurura për to.
  • Teste vlerësuese të funksionit të tiroides (dozimi në gjak i nivelit të hormoneve të tiroides)
  • Verifikim i kalueshmërisë së ajrit nga hunda
  • Vlerësim lidhur me mundësinë e pranisë së një alergjie specifike

Egzaminimi fizik:

  • Egzaminimi ORL tek një mjek specialist oto-rino-laringolog (otojatër)
  • Egzaminimi endoskopik (i pjesës së brendshme) i hundës
  • Egzaminimi neurologjik
  • Skaneri (Tomodensitometria) i kokës
  • Rezonanca magnetike (MRI) e kokës, për të përjashtuar mundësinë e një tumori ose të çrregullimeve të lindura të nuhatjes.

Testet diagnostikuese

Shkalla e zhvillimit të sëmundjes mund të përcaktohet duke matur nivelin e përqëndrimit të aromave apo ushqimeve, në të cilin ndjesia e nuhatjes apo shijimit funksionon. Këto proçeduara janë të standartizuara.
Teste të tjera vlerësuese konsistojnë në gjykimin e pacientit mbi intensitetin e një monstre për aroma ose shije të caktuara, duke i kërkuar atij të përcaktojë llojin e aromës ose shijes, pa i parë paraprakisht ato (me sy të mbyllur). Këto mënyra realizohen me përdorimin e substancave të ndryshme.
Për të realizuar një verifikim objektiv (real), pra të pandikuar nga personi përgjegjës që interpreton testin përkatës, përdoret edhe metoda e regjistrimit të impulsive elektrike që shkojnë në tru, pas një ngacmimi specifik të lidhur me aroma apo shije të ndryshme.

 

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.