logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Otitis media: dhimbje e fortë e papritur e veshit.
Otitis media: dhimbje e fortë e papritur e veshit.

Inflamacioni akut i veshit të mesëm (otitis media) është një nga sëmundjet më të shpeshta gjatë fëmijërisë. Sëmundja fillon në mënyrë të menjëhershme dhe agresive. Fëmijët e shfaqin këtë sëmundje më shpesh në stinën e ftohtë, përgjithësisht pas një inflamacioni të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (hundës dhe faringut). Otiti akut është tepër i dhimbshëm por shërohet relativisht shpejt nëse trajtohet në mënyrë korrekte.

Shkaktarët kryesorë të infeksioneve të veshit të mesëm (otitis media) janë bakteriet. Në 40% të rasteve si shkaktar shërbejnë viruset. Më shpesh, personi ka kaluar paraprakisht një inflamacion në zonën e hundës dhe fytit (rino-faringeale).

Grupet e rrezikuara dhe faktorët e rrezikut:

  • Fëmijët që janë shpesh në kontakt me fëmijë të tjerë (në shkollë, kopësht, nga motrat dhe vëllezërit) preken më shpesh nga kjo sëmundje.
  • Studimet e fundit kanë treguar se fëmijët që rriten në mjedise të ndotura me tym duhani e shfaqin më shpesh këtë sëmundje se të tjerët.
  • Fëmijët që preferojnë shumë lëpirëset
  • Që kanë bajamet e zmadhuara
  • Që bëjnë faringite të shpeshta
  • Me keqformime të lindura në zonën e faringut (siç është psh. çarja e qiellzës).

Pacienti me infeksion të veshit të mesëm paraqet këto simptoma:

  • Temperaturë të lartë, me rritje të menjëhershme.
  • Përkeqësim i shpejtë i gjendjes së përgjithshme
  • Fëmijët janë tepër të shqetësuar dhe qajnë shpesh
  • Diarre, të vjella dhe refuzim të ushqimit
  • Fëmijët ankojnë për dhimbje të forta të veshit, që janë shpesh më të forta gjatë natës
  • Ata prekin veshët e tyre, pa e saktësuar konkretisht vendndodhjen e dhimbjes
  • Dhimbje kur shtypet veshi dhe enjtje prapa veshit të sëmurë

Konsiderohet urgjencë mjekësore çdo situatë ku pacienti paraqet:

Otitis media: otoskopia.
Otitis media: otoskopia.

Për diagnostikimin e infeksionit të veshit të mesëm ndihmojnë:

  • Simptomat e pacientit dhe informacioni i familjarëve të tij.
  • Egzaminimi i veshit me ndihmën e otoskopit (otoskopia)
  • Testet e dëgjimit
  • Në rastin e rrjedhjeve, identifikimi i agjentit shkaktar të infeksionit nëpërmjet analizës së sekrecioneve të nxjerra.
  • Në varësi të gjendjes së përgjithshme të fëmijës, mund të jenë të nevojshme edhe egzaminime të tjera, si ai i zemrës.
Otitis media: shpesh trajtohet me antibiotikë.
Otitis media: shpesh trajtohet me antibiotikë.

  • Fëmijët që kanë temperaturë të lartë duhet të pijnë shumë lëngje; tek foshnjat egziston rreziku i dehidrimit (humbjes së sasive të mëdha të lëngjeve).
  • Veshja e çorapeve të lagura me uthull, për uljen e temperaturës.
  • Vendosja e kompresave me djath të bardhë dhe qepë, ose me kamomil mbi vesh (efekt anti-inflamator). Këto kompresa nuk duhet të vendosen në rastet që referojnë për rrjedhje nga veshi.
  • Mbajtja e llambës infra të kuqe mbi veshin e sëmurë: ngrohtësia shpesh e heq dhimbjen.
  • Fëmijëve nuk duhet t’u bëhet banjë dhe nuk duhet t’u lahen as flokët.
  • Edhe pas kalimit të një infeksioni të veshit, veshët duhet të mbrohen gjatë larjes në pishina.

Medikamentet

  • Antibiotikët: nuk rekomandohen nga mjekët specialist otojatër. Në rast se infeksioni i veshit të mesëm është me natyrë virale, antibiotikët nuk konsiderohen efikasë.
  • Antialgjikët: trajtimi i dhimbjes duhet të përshtatet sipas rastit. Pjesa më e madhe e medikamenteve që qetësojnë dhimbjet ulin njëkohësisht edhe temperaturën. Medikamentet me bazë acidin acetilsalicilik, si aspirina, nuk duhet të përdoren tek fëmijët e vegjël. Në vend të tyre, mund të përdoren supostet me bazë paracetamoli, për të qetësuar dhimbjet dhe ulur temperaturën, deri në konsultën më të afërt me mjekun specialist.
  • Pikat në vesh: nuk depërtojnë në mëmbranën timpanike dhe për pasojë, nuk janë efikase në rastin e infeksionit të veshit të mesëm.
  • Pikat në hundë: ulin edemën dhe ndihmojnë në ajrimin e veshit të mesëm; gjithsesi, kjo nuk është provuar shkencërisht. 

Operacionet

  • Paracenteza: në rastin e dhimbjeve të forta, temperaturës së lartë të vazhdueshme dhe përkeqësimit të gjendjes së përgjithshme, mjeku kryen një prerje të vogël në daullen e veshit (membranën timpanike), për të mundësuar rrejdhjen e lëngut të grumbulluar në të.
  • Vendosja e një kanule (pipëze) në daullen e veshit: kjo ndërhyrje praktikohet në rastet e infeksioneve të përsëritura të veshit të mesëm. Kanula e vendosur lejon ajrimin e veshit dhe rrjedhjen e sekrecioneve prej tij.

Nëse simptomat nuk përmirësohen, duhet të konsultohet patjetër mjeku specialist otorinolaringolog (ORL).

  • Në rast se trajtohet në mënyrë të përshtatshme, infeksioni I veshit të mesëm shërohet përgjithësisht shpejt dhe pa ndërlikime.
  • Në rast se nuk trajtohet ose nuk shërohet nën trajtim, infeksioni mund të prekë kockat në afërsi dhe/ose të bëhët kronik ose të shkatojë ndërlikime të tjera.
  • Infeksionet kronike të veshit mund të shkaktojnë dëmtime të përhershme të lidhura me dëgjimin.
  • Një ndërlikim i shpeshtë që mund të shfaqet pas 2-3 javësh është inflamacioni i proçesit mastoid. Ai karakterizohet nga dhimbje të veshit, të theksuara gjatë shtypjes së tij, enjtje në zonën pas veshit (ku gjendet proçesi mastoid), një humbje përparuese të dëgjimit, rrjedhje nga veshi, temperaturë e lartë dhe përkeqësim i gjendjes së përgjithshme (urgjencë mjekësore!).
  • Në raste të rralla, meningiti mund të jetë një ndërlikim i veshit të mesëm.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.