Diafragma
Diafragma është një fletë e hollë dhe e lakuar, që përbëhet nga muskuj dhe tendine, dhe vendoset në mes të trungut. Ajo ndan kraharorin nga barku. Normalisht, ajo përshkohet vetëm nga aorta dhe ezofagu. Për shkak të trashësisë së saj, diafragma shërben si një barrierë, që pengon zhvendosjen e organeve të barkut drejt kraharorit, gjatë rritjes së presionit në bark ose gjatë ndryshimit të pozicionit të trupit.