logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Humbja e dëgjimit mund të jetë graduale ose e papritur dhe duhet të investigohet
Humbja e dëgjimit mund të jetë graduale ose e papritur dhe duhet të investigohet
Nëse ne arrijmë të dëgjojmë, kjo ndodh në sajë të një sistemi kompleks. Valët kalojnë kanalin e jashtëm të dëgjimit dhe arrijnë tek daullja e veshit, ku shkaktojnë dridhjen e kësaj të fundit, që vë në lëvizje kockat e veshit. Nëse ndonjë hallkë e këtij sistemi nuk funksionon siç duhet, mund të shfaqet pamundësia për të dëgjuar apo humbja e dëgjimit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.