logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Hepatiti A: inflamacion shumë ngjitës i mëlçisë.
Hepatiti A: inflamacion shumë ngjitës i mëlçisë.

Hepatiti  A përfaqëson një inflamacion të mëlçisë, tepër ngjitës, që shkaktohet nga virusi i tipit A të hepatitit. Në përgjithësi, ky virus është i pranishëm në vende me kushte higjienike tepër të këqia, prandaj edhe emërtohet “hepatiti i udhëtarit”.

Mënyra e transmetimit të virusit

Virusi A i hepatitit transmetohet nga feçet (materialet e jashtëqitura) të personave të infektuar, gjatë përdorimit ose prekjes së objekteve të kontaminuara në ambientet e shtëpisë (kuzhina, banja), si edhe në vende publike dhe mjetet e transportit publik. Në këto raste bëhet fjalë për infektim nëpërmjet kontaktit. 

Gjithashtu, si burim infeksioni mund të shërbejë edhe uji i detit, kur është i infektuar nga jashtëqitjet e personave të infektuar me këtë virus.

Virusi transmetohet tek njeriu edhe nëpërmjet ushqimeve (peshku, frutat e detit krudo ose të pagatuara plotësisht). Në vendet ku kushtet higjienike janë të këqia, duhet evituar konsumi i akullit, akulloreve, i frutave të paqëruara dhe i ujit të pazier.

Hepatiti A: zverdhja e lëkurës.
Hepatiti A: zverdhja e lëkurës.

Periudha e inkubacionit (nga momenti i infektimit deri në momentin e shfaqjes së simptomave të para) për virusin e tipit A të hepatitit zgjat nga 15-45 ditë. Gjatë kësaj periudhe pacienti nuk paraqet shenja të dukshme të infeksionit (zverdhje të lëkurës dhe të pjesës së bardhë të syrit), por ai paraqet rrezik për të tjerët, edhe pse nuk është i ndërgjegjshëm për sëmundjen që bart. Pas kësaj periudhe, rreziku i infektimit të personave përreth ulet ndjeshëm.

Infeksioni nga virusi A i hepatitit mund të qëndrojë plotësisht asimptomatik (pa simptoma). Në rastin e shfaqjes së simptomave, ato përfshijnë: 

Në fazën e parë:

Në fazën e dytë:
  • Ngjyrosje në të verdhë e lëkurës, mukozave dhe e pjesës së bardhë të syve (ikter
  • Feçe me ngjyrë të errët dhe urinë me ngjyrë të errët (nga eleminimi i produkteve të zbërthimit të bilirubinës, që është një substancë metabolike me ngjyrë të verdhë). 
  • Pas dy ose tre javësh pacienti ndihet mirë. Simptomat e sëmundjes mund të zgjasin deri në dy muaj. 
  • Tek fëmijët me moshë të vogël, ecuria e sëmundjes është përgjithësisht e lehtë dhe nuk shoqërohet me zverdhje të lëkurës. 

Hepatiti A: zbulimi i antitrupave në gjak.
Hepatiti A: zbulimi i antitrupave në gjak.

Diagnostikimi i Hepatitit A bazohet tek:

  • Informimi i mjekut specialist Hepatolog mbi historinë e sëmundjes dhe simptomat e pacientit 
  • Evidentimi në gjak i antitrupave të prodhuara nga organizmi kundër virusit A të hepatitit. 
Hepatiti A: ndalim absolut i alkoolit.
Hepatiti A: ndalim absolut i alkoolit.

Nuk egziston asnjë trajtim specifik për hepatitin A. Gjithsesi mund të trajtohen simptomat e tij, si dhimbja e kokës ose diarrea.

Çfarë mund të bëjmë vetë?

Për personat me hepatit A rekomandohet:

  • Regjim absolut në shtrat, aq më tepër nëse analizat e gjakut tregojnë një inflamacion aktiv (formë aktive të hepatitit) në mëlçi. 
  • Menaxhim i mirë i mëlçisë, duke evituar konsumin e alkoolit dhe duke përshtatur një mënyrë të shëndetshme të ushqyerjes, të varfër në yndyrna
  • Në rastet që duhet të përdoren medikamente, për çfarëdo lloj problemi, duhet të informohet mjeku specialist hepatolog rreth tyre. 

Pjesa më e madhe e pacientëve me Hepatit A ndihen përsëri mirë pas 4-8 javësh. Në vazhdim, pacienti është i imunizuar (i mbrojtur) për gjithë jetën kundër hepatitit A. 

Ndryshe nga format B dhe C të hepatitit, forma A nuk shkakton hepatit kronik, me dëmtime të përhershme të mëlçisë. Në raste shumë të rralla kjo formë mund të çrregullojë funksionin e mëlçisë dhe në raste më të rënda, mund të shkaktojë vdekjen e pacientit. Personat e prekur njëkohësisht nga hepatiti B dhe ai C rrezikojnë më tepër për këto situata. Për këtë arsye, këta persona duhet të vaksinohen në mënyrë të detyrueshme.

 

Hepatiti A: vaksinohuni para se të udhëtoni në vendet tropikale.
Hepatiti A: vaksinohuni para se të udhëtoni në vendet tropikale.

Mënyra më e mirë parandaluese për hepatitin A është evitimi i faktorëve të rrezikut. Kjo realizohet nëpërmjet një higjiene maksimale në banjë dhe në kuzhinë (duke përdorur doreza, duke larë peshqirët, ndërresat dhe çarçafët në temperaturë mbi 95° C). Për ushqimet, rekomandohet të konsumohen të përpunuara (gatuara) mirë ose të qëruara.

Vaksinimi aktiv

  • Vaksinimi duhet të kryhet tek personat që udhëtojnë në vende ku rreziku për t’u infektuar nga hepatiti A është i lartë. Veprimi i vaksinës fillon dy javë pas momentit të vaksinimit dhe ajo është efikase 100% për një periudhë një vjeçare. 
  • Rivaksinimi rekomandohet 6-12 muaj pas vaksinimit të parë, ose përpara një udhëtimit të ri, që do të sigurojë mbrojtje afatgjatë për rreth 10-20 vjet. 

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.