Era e keqe e frymës (Halitosis)
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)

Në gjuhën mjekësore, termi «halitosis» përfaqëson erën e keqe të frymës, që shkaktohet më shpesh nga përzierjet e sulfuruara të paqëndrueshme, që përmbahen në ajrin që nxirret nga rrugët e frymëshkëmbimit. Në fakt, ende nuk njihet plotësisht origjina e saktë e tyre.
Tipet e erës së keqe të gojës ose të frymës (halitosis) janë:
- Era e keqe e gojës në mëngjes, që është e shpeshtë, dhe shkaktohet nga fermentimi i mbeturinave ushqimore gjatë natës.
- Era e keqe e gojës e vërtetë, e cila është pasojë e një sërë faktorësh.
Shkaqet e erës së keqe të vërtetë të gojës janë:
- Popullimi nga bakteriet si pasojë e higjienës së keqe të dhëmbëve dhe të gojës
- Stresi
- Temperatura e lartë
- Inflamacioni i mukozës (pjesës së brendshme) të gojës
- Inflamacioni dhe gjakderdhjet nga mishrat e dhëmbëve (gingiviti)
- Infeksionet nga kërpudhat
- Çrregullimet e aparatit të tretjes, si psh. popullimi i mukozës së stomakut nga helikobakteriet.
- Mosngrënia (siç ndodh gjatë agjërimit dhe kreshmës)
- Frymëmarrja me gojë në rastin e pranisë së polipeve të hundës (mishit të huaj në hundë)
- Gërrhitja
- Shtypja e mishrave të dhëmbëve nga protezat e tyre.
- Përdorimi i disa medikamenteve
- Konsumi i disa ushqimeve, si hudhrat, qepët, etj.
Sëmundjet mjekësore që mund të shoqërohen me erë të keqe të gojës janë:
- Diabeti i sheqerit
- Insufuçienca e veshkave (prishja e funksionit të tyre)
- Kanceri i rrugëve të frymëmarrjes
- Sëmundjet e mëlçisë
- Difteria
- Inflamacionet e grykës, inflamacionet kronike të bajameve
- Pielonefriti kronik (infeksioni në veshka)
Personat me erë të keqe të frymës (halitosis) ankojnë për:
- Shije dhe aromë të pakëndshme në gojë
- Gjuhë të veshur me shtresë të bardhë
Simptoma të tjera
- Prania e qeseve dhe pikave të bardha në brendësi të mukozës (pjesës së brendshme) të gojës.
- Zmadhimi i nyjeve limfatike
- Dhimbje në gojë
- Dhimbje në grykë
- Temperaturë e lartë

Vendosja e diagnozës së erës së keqe të frymës (halitosis) bazohet në:
- Simptomat e pacientit dhe historinë e shfaqjes së tyre
- Praninë e sëmundjeve shoqëruese.
- Vlerësimin nga disa persona të ajrit të nxjerrë nga goja.
- Dozimin e perzierjeve sulfurike, duke përdorur një aparaturë të posaçme, të quajtur halimetër.
- Testin e shpejtë, nëpërmjet marrjes së materialit në gjuhë.
- Vlerësimin e shkallës së vetëvlerësimit, nëpërmjet plotësimit të një pyetësori.
Aroma e pakëndshme e gojës ose frymës vazhdon të mbetet një fenomen tabu. Kjo nuk duhet t’i frenojë personat që e konstatojnë atë tek vetja, që të konsultohen me mjekun.
Përpara vlerësimit nga mjeku, pacienti duhet të respektojë rregullat e mëposhtme:- Të evitojë përdorimin e antibiotikëve gjatë tre javëve të fundit.
- Të evitojë konsumin e hudhrave dhe qepëve gjatë dy ditëve të fundit para vlerësimit.
- Në ditën e egzaminimit duhet të evitojë konsumin e produkteve që përmbajnë mentol, të nikotinës dhe alkoolit, si dhe përdorimin e produkteve kozmetike që përmbajnë alkool.
- Katër orë përpara egzaminimit nuk duhet të konsumojë asnjë ushqim, asnjë lëng dhe të mos kryejë asnjë proçedurë për higjienën e gojës.

Trajtimi i erës së keqe të gojës ose frymës konsiston në eleminimin e faktorëve shkaktarë të saj. Ai përfshin:
- Përmirësimin e higjienës së gojës dhe të dhëmbëve, me pastrim të kujdesshëm të hapësirave ndërmjet tyre.
- Egzaminimin e plotë të dhëmbëve dhe trajtimin e tyre në rastet e nevojshme.
- Kujdesin e rregullt për dhëmbët, me furçë personale dhe solucione dezinfektante për mishrat e dhëmbëve.
- Kontrollin tek një mjek specialist ORL (otojatër), me egzaminim të kujdesshëm të grykës dhe trajtimin e përshtatshëm kur është i nevojshëm.

Parandalimi i shfaqjes së erës së keqe të gojës ose frymës (halitosis) konsiston në:
- Kontrollet e rregullta të dhëmbëve tek dentisti, me trajtimin e tyre kur është e nevojshme.
- Higjiena e rregullt e dhëmbeve, me pastrimin e hapësirave ndërmjet tyre.
- Pastrimi i gjuhës
- Përdorimi i çimçakizave dhe karameleve freskuese.
- Shpëlarjet e gojës me solucione të përshtatshme dezinfektuese.
- Ndërprerja e duhanit dhe alkoolit
- Studimet e kohëve të fundit kanë treguar që kosi natyral ndikon pozitivisht në balancimin e florës bakteriale të gojës (bakterieve që e popullojnë normalisht gojën).
Dr. med. Fritz Grossenbacher
Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.
Doris Zumbühl
Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.
Dr. Yllka Themeli
Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.