logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Testet e alergjisë: testi i lëkurës për alergjinë (testi kutan, Prick test).
Testet e alergjisë: testi i lëkurës për alergjinë (testi kutan, Prick test).

Çfarë është testi i alergjisë?

Testi i alergjisë shërben për të diagnostikuar një alergji, si dhe për të përcaktuar saktësisht shkakun e saj.

Ekzistojnë teste të ndryshme të alergjisë, që kryhen në formën e testit të lëkurës, të testit të gjakut, ose më rrallë, të një testi të provokimit të alergjisë.

Testi i alergjisë i takon fushës së Alergologjisë dhe Imunologjisë.

A kërkon testi i alergjisë ndonjë përgatitje të veçantë paraprake?

Testi i alergjisë mund të realizohet pa ndonjë përgatitje të veçantë. Nëse pacienti është duke përdorur  medikamente kundër alergjisë (antialergjike), duhet t’i ndërpresi ato disa kohë përpara testit, sipas udhëzimeve të mjekut, në mënyrë që rezultati i testit të mos jetë fals. Kjo vlen për testin e lëkurës, ndërsa testi i gjakut nuk ndikohet nga ky faktor.

Çfarë duhet të sqarohet përpara këtij ekzaminimi?

Përpara se të kryhet testi i alergjisë, pacienti pyetet nga mjeku në lidhje me alergjinë,çrregullimet me të cilat manifestohet, intensitetin dhe momentin kur ajo shfaqet. Në pjesën më të madhe të kohës, pacientit i kërkohet të plotësojë në kabinetin e mjekut një pyetësor të alergjisë, për të dhënë sa më shumë informacione shtesë.

Si realizohet një test i alergjisë?

Testi i alergjisë realizohet në kushte ambulatore, nga mjeku Alergolog. Ai përfshin:

  • Testet e lëkurës: këtu përfshihen testet alergjike të tipit të alergjisë imediate (të menjëhershme, prick test) dhe të tipit të alergjisë së vonuar (patch test). Në rastin e tipit të menjëhershëm, çrregullimet ndodhin brenda disa minutave, ndërsa në tipin e vonuar ato ndodhin vetëm pas 1 deri 3 ditësh.
  • Prick testLejon të zbulojë shpejt dhe lehtë shumë alergji tipike, p.sh. nga polenet, bari, akarienet, pluhuri, myku, qimet e kafshëve, ushqimet (qumështi, veza, proteinat e peshkut, bishtajoret, etj.), helmi i insekteve apo nga medikamentet. Për të kryer këtë test, në pjesën e brendshme të parakrahut vendoset nga një pikë e substancave të ndryshme, dhe në zonat ku gjenden pikat lëkura shpohet me një age. Në rastin e alergjisë, ndodh shpejt një reagim në vendin në fjalë, i ngjashëm me një pickim nga mushkonja. Rezultati i testimit lexohet pas 20 minutash.
  • Patch-test (test epikutan): Në lëkurë ngjitet një garzë mbi të cilën janë hedhur paraprakisht pika të substancës që do të testohet. Pas 24, 48 dhe 72 orësh vlerësohet reaksioni në lëkurë. Ky test shërben për të zbuluar alergjitë e kontaktit (psh. alergjitë nga bizhuteritë).
  • Testet e gjakut: pasi merret gjaku në një venë të krahut, si për çdo analizë tjetër, ai testohet në laborator për praninë e antitrupave tipikë alergjikë (antitrupat IgE) kundër substancave të ndryshme alergjike. Testet e gjakut kryhen kur, për shembull, rezultatet e testit të lëkurës janë të pasigurta. Edhe tek fëmijët, testi i gjakut është më pak traumatik sesa një test i lëkurës, pasi nuk është e nevojshme të shpohet lëkura në disa vende.
  • Testi i provokimit: një reaksion i vërtetë alergjik provokohet nëpërmjet administrimit të drejtpërdrejtë aty ku shfaqet alergjia, të substancës që dyshohet se është shkak i alergjisë. Kështu, për rinitin nga bari i thatë, substanca alergjike hidhet me sprai në hundë; për konjuktivitin alergjik, ajo është hidhet me pika mbi konjuktivë; për astmën alergjike, ajo thithet gjatë frymëmarrjes; dhe gëlltitet në raste të alergjisë ushqimore. Një test provokues mund të kryhet vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore, pasi është e mundur që të ndodhë një reaksion i fortë alergjik, që kërkon trajtim të shpejtë mjekësor.

Kur përdoret testi i alergjisë?

Testi i alergjisë përdoret për të nxjerrë në pah një alergji, dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të saj.

Arsyet e shpeshta për kryerjen e një testi alergjie janë:

A paraqet testi i alergjisë rreziqe ose efekte të padëshiruara?

Gjatë testit të lëkurës, në rastin e alergjisë ndaj një prej substancave të provës, shfaqet një kruarje e lehtë, skuqje ose ënjtje e lëkurës, në vendin ku substanca në fjalë është depozituar. Si rregull i përgjithshëm, këto reagime zhduken brenda pak orësh. Shumë rrallë ndodh një reaksion i rëndë alergjik, me çrregullime të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut (shoku alergjik). Në të tilla raste, ndërhyrja e menjëhershme e mjekut është e nevojshme. Prandaj, testet alergjike mund të kryhen vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore, dhe në prani të ekipit të ndërhyrjes së shpejtë.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.