logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
Leuçemia akute: tumor malinj i leukociteve.
Leuçemia akute: tumor malinj i leukociteve.

Leuçemia akute përfaqëson tumorin malinj të qelizave të bardha të gjakut, pra leukociteve. Normalisht, palca e kockave përmban qeliza të papjekura, që me kalimin e kohës shndërrohen në qeliza të pjekura. Qelizat e papjekura janë të tipit limfoid  ose mieloid. Qelizat limfoide shndërrohen në qeliza të bardha të gjakut, ndërkohë që qelizat mieloide mund të zhvillohen dhe të japin tre tipe qelizash të pjekura, që janë: qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet), qelizat e bardha (leukocitet) dhe pllakëzat e gjakut (trombocitet).

Në rastin e leuçemisë këto shndërrime nuk ndodhin në rrugën normale. Në varësi të llojit të qelizës që ka devijuar nga pjekja normale, dallohen dy forma të ndryshme të leuçemisë akute: 

  1. Leuçemia limfoide akute (LLA):Në këtë formë, qelizat limfoide të papjekura shndërrohen në qeliza të bardha të papjekura, jonormale, që quhen limfoblaste. Kjo formë haset  kryesisht tek fëmijët nën 5 vjeç dhe personat e moshuar.
  2. Leuçemia mieloide akute(LMA): Në këtë formë, qelizat mieloide të papjekura shndërrohen në një tip qelizash të bardha të papjekura që quhen mieloblaste. Madje, ndonjëherë ato shndërrohen në qeliza të bardha, të kuqe dhe trombocite të papjekura, jonormale. Kjo formë haset kryesisht tek personat e rritur.

Siç shihet, leuçemia rezulton një sëmundje malinje e qelizave të origjinës ose pararendëse, që ndodhen në palcën e kockave (qelizave mëma). Qelizat jonormale, me natyrë kanceroze, që formohen si më sipër, shumëfishohen shumë shpejt dhe zëvendësojnë qelizat e shëndetshme të gjakut në palcën e kockave. Prej palcës, ato kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe nëpërmjet tij në organe të tjera, ku ato ndahen dhe shumohen pa hasur asnjë pengesë.

Leuçemitë akute klasifikohen në varësi të familjes qelizore prej nga e marrin origjinën. Kështu, dallohen leuçemitë limfoide, mieloide ose të padiferencuara, sipas origjinës së tyre.

Shkaqet e pjesës më të madhe të formave të leuçemisë janë ende të panjohura. Gjithsesi, egzistojnë disa faktorë që konsiderohen si faktorë të rrezikut për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ndër to përmendim: viruset, lëndët helmuese, duhanpirjen, veçanërisht tek personat mbi 60 vjeç, rrezatimin radioaktiv, kimioterapinë ose trashëgiminë familjare për këtë sëmundje. Meshkujt rezultojnë më të prekur se femrat, prej saj.

Leuçemia akute: gjakrrjedhje e shpeshtë nga hundët dhe anemi.
Leuçemia akute: gjakrrjedhje e shpeshtë nga hundët dhe anemi.

Pacientët me leuçemi akute manifestojnë një sërë simptomash, të cilat janë shkaku i paraqitjes së tyre tek mjeku. Këto simptoma janë:

Leuçemia akute: palca e kockave dhe qelizat e gjakut nën mikroskop.
Leuçemia akute: palca e kockave dhe qelizat e gjakut nën mikroskop.

Pas shfaqjes së shqetësimeve të përshkruara më sipër, pacienti duhet të konsultohet menjëherë me një mjek specialist hematolog. Egzaminimi i tij konsiston në:

Njohjen e mjekut, në mënyrë të detajuar, me simptomat e pranishme tek pacienti, kohën e shfaqjes së tyre, kalimin e ndonjë infeksioni me natyrë virale apo mundësinë e përdorimit të ndonjë medikamenti kohët e fundit, natyrën e profesionit (nëse ka kontakt me lëndë helmuese ose rrezatim radioaktiv), si dhe historinë familjare lidhur me praninë e  sëmundjeve  të gjakut tek familjarët apo të afërmit e pacientit.

Kryerja e analizave të gjakut, për të vlerësuar në mënyrë të detajuar qelizat e gjakut, në përgjithësi, dhe ato të bardha (leukocitet), në veçanti.

Egzaminimi i palcës së kockave, me kryerjen e biopsisë së saj.

Leuçemia akute: trajtimi kryhet në spital.
Leuçemia akute: trajtimi kryhet në spital.

Në ditët e sotme egziston mundësia e shërimit të leuçemisë akute, por vetëm pas kryerjes së kimioterapisë intensive dhe të përsëritur, sipas protokollit përkatës. Fëmijët e prekur nga forma limfoide e leuçemisë akute kanë një ecuri më të mirë lidhur me mbijetesën, pasi pjesa më e madhe e tyre mund të shërohen. Tek personat e rritur ecuria është më e rezervuar.

Tek pacientët me leuçemi akute, shkalla e formimit të qelizave normale të gjakut në nivelin e palcës së kockave ulet ndjeshëm, si fillim për shkak të leuçemisë dhe, më pas, prej kimioterapisë intensive dhe të përsëritur. Kjo situatë mund të çojë në aplazi të palcës, që nënkupton mosprodhimin prej saj të tre serive të qelizave të gjakut: eritrocitet, leukocitet dhe trombocitet. Kjo përfaqëson fazën më delikate dhe më të rrezikshme për pacientin, sepse në këtë moment sistemi i tij mbrojtës është tepër i dobët.

Terapia e leuçemisë akute ndahet në disa faza:

  • Faza fillestare, gjatë së cilës tentohet të asgjësohet pjesa më e madhe e qelizave kanceroze në gjak dhe në palcën e kockave. Për këtë arsye konsiderohet si faza e remisionit, pra e ndërprerjes së aktivitetit të sëmundjes.
  • Faza përforcuese, gjatë së cilës tentohet të asgjësohen qelizat kanceroze që kanë mundur të mbijetojnë gjatë fazës së parë.
  • Faza e terapisë mbajtëse, objektivi i së cilës është parandalimi i zhvillimit të qelizave të reja kanceroze, pas shkatërrimit të atyre egzistuese në dy fazat e para.

Secila nga fazat e mësipërme të terapisë së leuçemisë akute konsiston në kryerjen e kimioterapisë intensive dhe të rregullt, që konsiston në përdorimin e medikamenteve të ndryshme, me veprim të fortë kundër qelizave kanceroze. Krahasuar me dy fazat e para, doza e medikamenteve të përdorura gjatë fazës së fundit është shumë herë më e vogël.

Rëndësia e transplantit

Gjatë fazës së lehtësimit, metoda më e mirë dhe me mundësi më të mëdha shërimi për leuçeminë është transplanti i palcës së kockave. Por nuk duhet neglizhuar fakti që kjo proçedurë mund të japë ndërlikime të shpejta mjaft të rënda. Në fakt, edhe në rastin e një dhuruesi optimal (vëllai ose motra), 20% e pacientëve vdesin prej këtyre ndërlikimeve. Rreziku i nderlikimeve të shpejta vdekjeprurëse rritet, sa më e madhe të jetë mosha e pacientit. Por, nëse pacienti arrin ta kapërcejë këtë fazë, mundësitë e tij për t’u shëruar nga leuçemia akute janë të mira.

 

Mundësitë e leuçemisë për t’u shëruar janë të lidhura drejtpërdrejt me momentin e fillimit të trajtimit të saj. Sa më i shpejtë të jetë ky i fundit, aq më të mëdha janë mundësitë për t’u shëruar plotësisht nga kjo sëmundje. Gjithsesi, në ecurinë e saj ndikojnë edhe faktorë të tjerë, të cilët janë:

  • Mosha e pacientit në momentin e diagnostikimit me leuçemi
  • Forma e leuçemisë, mieloide apo limfoide
  • Trashëgimia familjare, pra fakti nëse me këtë sëmundje janë diagnostikuar më parë  familjarë ose të afërm të pacientit
  • Fakti nëse është kryer më parë ndonjë transplant i palcës së kockave në familjen e pacientit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.