logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Glomerulonefriti: ndryshime inflamatore të korpuskulave renale.
Glomerulonefriti: ndryshime inflamatore të korpuskulave renale.

Glomerulonefriti përfaqëson një ndryshim inflamator të glomerulave të veshkës, i shkaktuar kryesisht nga një përdredhje e enëve të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për filtrimin e urinës.

Glomerulat mund të preken edhe nga sëmundje të tjera inflamatore, si psh. nefropatia, që është karakteristike për personat që vuajnë nga diabeti i sheqerit. Inflamacioni i glomerulit mund të jetë me natyrë infeksioze ose joinfeksioze.

Glomerulonefriti është shkaku i tretë i insuficiencës renale përfundimtare (uljes së funksionit të veshkës) në Evropë. Kjo e fundit përfaqëson një gjendje, në të cilën pacienti duhet t`i nënshtrohet dializës, pasi mund të rrezikojë edhe jetën.

Disa forma të kësaj sëmundjeje, gjatë ecurisë së tyre, nuk shkaktojnë ulje të rëndësishme të funksionit të veshkës, ndërkohë që forma të tjera shkaktojnë prishje të plotë të funksionit të saj.

Nëse janë prekur vetëm veshkat, flitet për glomerulonefrit parësor. Por nëse glomerulonefriti është pasojë e një sëmundjeje tjetër, bëhet fjalë për glomerulonefrit dytësor. Glomerulonefriti dytësor shfaqet kur një infeksion përhapet në organizëm, duke prekur në këtë mënyrë edhe glomerulat.

Gjithashtu, një klasifikim tjetër i glomerulonefritit e grupon atë në formën e fituar ose të lindur.

Shkaqet e një glomerulonefriti parësor:
  • Çrregullimet e lindura (kongenitale)
  • Në mjaft raste, shkaku mbetet i papërcaktuar
  • Infeksionet: pas infeksioneve, komplekset imune antigen-antitrup depozitohen në nivelin e glomerulit, duke shkaktuar çrregullime në proçesin e flitrimit të urinës.
  • Proçeset autoimune: janë të përfshira në zhvillimin e glomerulonefritit në pjesën më të madhe të rasteve.
  • Medikamente të ndryshme (ndonjëherë)
  •  Infeksionet e glomerulave
Glomerulonefriti: prania e gjakut dhe proteinave në urinë.
Glomerulonefriti: prania e gjakut dhe proteinave në urinë.

Ndryshe nga pielonefriti, glomerulonefriti është shpesh i padhimbshëm. Për këtë arsye, kjo sëmundje konstatohet vetëm në stadet kur është prekur veshka.

Gjatë glomerulonefritit mund të shfaqen simptomat e mëposhtme:
  • Prania e proteinave në urinë; ndonjëherë urina, kur përqëndrimi i proteinave në të është i lartë, mund të marrë  pamjen e shkumës.
  • Prania e gjakut në urinë; në rastet me përqëndrim të lartë të gjakut në urinë (makrohematuria), urina paraqitet me ngjyrë të kuqe.
  • Mbajtje e lëngjeve në organizëm (edema)
  • Dhimbje koke, çrregullime të pamjes për shkak të një hipertensioni arterial (rritje e presionit të gjakut)
  • Insuficiencë renale akute, e cila, nëse nuk trajtohet menjëherë dhe në mënyrë korrekte, mund të çojë deri në vdekjen e pacientit.
  • Insuficienca renale kronike: tek disa pacientë, ulja e funksionit të veshkave ndodh ngadalë, në mënyrë progresive, deri sa bëhet e pashmangshme futja e pacientit në dializë.

Në disa raste, sëmundja zbulohet në stade mjaft të përparuara, me shkatërrim të plotë të veshkave, ku përveç dializës, mund të jetë i nevojshëm edhe transplanti i veshkës.

Glomerulonefriti: analiza e gjakut komplet.
Glomerulonefriti: analiza e gjakut komplet.

Për vendosjen e diagnozës së glomerulonefritit ndihmon:

Glomerulonefriti: medikamente frenuese të sistemit imunitar.
Glomerulonefriti: medikamente frenuese të sistemit imunitar.

Trajtimi varet nga shkalla e zhvillimit të sëmundjes në momentin e diagnostikimit të saj. Për glomerulonefritin dytësor, duhet të trajtohet fillimisht sëmundja kryesore shkaktare e tij.

Qëllimi i trajtimit në të gjitha rastet është ruajtja për një kohë sa më të gjatë e funksionit të veshkave.

Ndonjëherë, trajtimi nuk është domosdoshmërisht i nevojshëm. Gjithsesi, duhet të respektohen kontrollet e rregullta tek mjeku specialist nefrolog. Kjo mënyrë menaxhimi e sëmundjes rekomandohet vetëm në rastet që karakterizohen nga:

  • Dalje në sasi të pakët e proteinave në urinë
  • Dalje në sasi të pakët e gjakut në urinë
  • Tension arterial normal
  • Funksion normal i veshkave, me sasi normale të urinës së nxjerrë nga organizmi

Trajtimi i insuficiencës renale:

  • Dializa
  • Transplanti renal

Dializa përfaqëson një metodë që realizon pastrimin e gjakut në mënyrë artificiale. Ajo mundëson pastrimin e gjakut nga substancat e dëmshme për organizmin, si dhe nxjerrjen e tyre bashkë me urinën. 

Medikamentet

Medikamentet e nevojshme në rastin e glomerulonefritit janë:

  • Imunosupresorët (frenuesit e sistemit imunitar), veçanërisht kortizoni: jo vetëm frenojnë përparimin e sëmundjes, por përmirësojnën edhe funksionin e veshkës.
  • Diuretikët (shkarkuesit-që nxisin urinimin): janë efikasë për trajtimin e edemave
  • Frenuesit e enzimës së konversionit (ACE-inhibitorët): rekomandohen për trajtimin e humbjes së proteinave nga nxjerrja e tyre me urinën.
  • Antibiotikët: për trajtimin e infeksioneve
  • Hipertensioni arterial (> 130/80 tek të rriturit), duhet të trajtohet në mënyrë korrekte, pasi ai ndikon në rëndimin e sëmundjes.
  • Parandalimi i trombozave nëpërmjet hollimit të gjakut me antikoagulantë.

Ecuria e glomerulonefritit varet nga fakti nëse nga kjo sëmundje është prekur vetëm veshka, apo edhe organe të tjera. Njihen forma më shumë ose më pak agresive të glomerulonefritit, të cilat manifestohen përkatësisht me ulje më të madhe ose më të vogël të funksionit të veshkave.

Në rastin e transplantit, sëmundja mund të rishfaqet pas disa vitesh dhe të shkatërrojë veshkën e re. Në fakt, kjo situatë është e rrallë.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.