Çrregullimet e lidhura me ngrënien (Ngrënia e tepërt)
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Dr. med. Gerhard Emrich, Dr. med. Daniel Desalmand, Doris Zumbühl)

Fenomeni i ngrënies së tepërt, i njohur edhe si ngrënia patologjike, përfaqëson një çrregullim të sjelljes ndaj ushqimit. Edhe pse ai njihet që prej viteve 50, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur.
Ky fenomen karakterizohet nga konsumi i sasive të mëdha të ushqimit brenda një kohe të shkurtër. Kjo situatë nuk pasohet nga ndryshime të tjera kompensatore të sjelljes ndaj ushqimit, për të frenuar shtimin në peshë. Pikërisht kjo karakteristikë bën dallimin ndërmjet ngrënies së tepërt dhe bulimisë.
Një karakteristikë tjetër është ndjenja e humbjes së kontrollit mbi ushqimin. Episodet e mbingrënies ndodhin zakonisht kur personi është vetëm. Pasojë e këtyre krizave është shtimi në peshë.
Përgjithësisht nga ky çrregullim i sjelljes ndaj ushqimit vuajnë personat obezë dhe, shpesh, shoqërohet me çrregullime të tjera psiqike.

Shkaqet e këtij fenomeni nuk janë ende të qarta, por në zhvillimin e tij ndikojnë disa faktorë, ndër të cilët mund të përmendim:
- tendencën e trashëguar për mbipeshë trupore dhe/ose çrregullime të humorit;
- regjimin ushqimor, të karakterizuar nga kufizime të mëdha të elementeve ushqimore. Në krahasim me obezët që nuk vuajnë nga këto çrregullime, obezët me çrregullime të sjelljes ndaj ushqyerjes kanë një peshë më të madhe. Me kalimin e kohës, sjellja e tyre kundrejt ushqimeve bëhet gjithnjë e më kaotike;
- mungesën e besimit në vetvete dhe ndjenjën e pakënaqësisë ndaj pamjes së jashtme.
- tendencat e modës, dëshira e egzagjeruar (deri në fiksim) për të qënë elegantë dhe, nga ana tjetër, bollëku i ushqimeve të disponueshme për t`u konsumuar, luajnë rol thelbësor në zhvillimin e sëmundjes.
Shpeshtësia
Nga ky fenomen është e prekur 2% e popullatës në botë. Ai haset tek 20-40% e personave që trajtohen për mbipeshë trupore. Mundësia e prekjes prej tij rritet me rritjen e indeksit të masës trupore (IMT). Femrat preken më shpesh se meshkujt, në raportin 3:2.
Episodet e rregullta të ngrënies së ushqimit në sasi të mëdha dhe të pakontrollueshme, me karakteristikat e mëposhtme:
- Ngrënia brenda një periudhe të shkurtër kohore e një sasie ushqimi më të madhe se ajo që do të mund të hanin shumica e njerëzve gjatë të njëjtës periudhë.
- Ky proçes shoqërohet nga një ndjesi e humbjes së kontrollit mbi ushqimin. Personi ka ndjesinë se nuk mund të ndalojë dot së ngrëni, dhe nuk mund të kontrollojë dot se çfarë ha dhe në çfarë sasie.
Krizat e ngrënies së tepërt shoqërohen nga të paktën tre nga karakteristikat e mëposhtme:
- Konsumim i ushqimit shumë më shpejt se zakonisht
- Ngrënie e ushqimit deri në tejngopje (velje)
- Konsumim i sasive të mëdha të ushqimit edhe pa patur uri
- Ngrënia në fshehtësi, pasi personat ndihen fajtorë nga sasia e madhe e ushqimit që konsumojnë.
- Neveri ndaj ushqimit, ndjenja e depresionit dhe e fajit pas ngrënies së tepërt.
- Psiqikisht: personi ndihet i dëshpëruar pas episodeve të ngrënies së tepërt.
- Shpeshtësia e këtyre episodeve: përsëriten mesatarisht 2 herë në javë, gjatë 6 muajve.
- Pas episodit të mbingrënies: personi përkatës nuk bën asnjë ndryshim të sjelljes, si psh. të ushtrohet në sporte që harxhojnë kaloritë e tepërta të marra (si noti, çiklizmi, etj) ose të përdorë medikamente që nxisin jashtëqitjen (laksativë).

- Episodet e rregullta të ngrënies së ushqimit në sasi të mëdha dhe të pakontrollueshme, me karakteristikat e mëposhtme:
1.Ngrënia brenda një periudhe të shkurtër kohore e një sasie ushqimi më të madhe se ajo që do të mund të hanin shumica e njerëzve gjatë të njëjtës periudhë.
2. Ky proçes shoqërohet nga një ndjesi e humbjes së kontrollit mbi ushqimin. Personi ka ndjesinë se nuk mund të ndalojë dot së ngrëni, dhe nuk mund të kontrollojë dot se çfarë ha dhe në çfarë sasie.
- Krizat e ngrënies së tepërt shoqërohen nga të paktën tre nga karakteristikat e mëposhtme:
1. Konsumim i ushqimit shumë më shpejt se zakonisht
2. Ngrënie e ushqimit deri në tejngopje (velje)
3. Konsumim i sasive të mëdha të ushqimit edhe pa patur uri
4. Ngrënia në fshehtësi, pasi personat ndihen fajtorë nga sasia e madhe e ushqimit që konsumojnë.
5. Neveri ndaj ushqimit, ndjenja e depresionit dhe e fajit pas ngrënies së tepërt.
- Psiqikisht: personi ndihet i dëshpëruar pas episodeve të ngrënies së tepërt.
- Shpeshtësia e këtyre episodeve: përsëriten mesatarisht 2 herë në javë, gjatë 6 muajve.
- Pas episodit të mbingrënies: personi përkatës nuk bën asnjë ndryshim të sjelljes, si psh. të ushtrohet në sporte që harxhojnë kaloritë e tepërta të marra (si noti, çiklizmi, etj) ose të përdorë medikamente që nxisin jashtëqitjen (laksativë).

Në ditët e sotme egzistojnë mënyra të ndryshme trajtimi dhe mundësi të shumta për të ndihmuar këtë kontigjent pacientësh. Qëllimi i trajtimit është të ndikojë njëkohësisht tek sjellja e tyre ndaj ushqimit, por edhe mbi problemet themelore që konsiderohen si shkak i saj.
Është mjaft e rëndësishme të theksohet që, sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më të mëdha janë mundësitë për t`u shëruar.
Ngrënia e tepërt shoqërohet me mbipeshë trupore dhe obezitet, me të gjitha pasojat e tyre negative mbi shëndetin.