logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Vdekja e papritur e foshnjave: një traumë për të gjithë familjen.
Vdekja e papritur e foshnjave: një traumë për të gjithë familjen.

Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat (SVPF) karakterizohet nga vdekja e menjëhershme e një foshnje, në dukje e shëndetshme. Në ditët e sotme, ai konsiderohet shkaku më i shpeshtë i vdekshmërisë tek foshnjat me moshë nga 14 ditë deri në 1 vjeç. Ndërkohë, shpeshtësia maksimale e këtij sindromi haset në foshnjat me moshë nga 12-14 muajsh.

Mjekët konkludojnë në diagnozën e SVFP-s kur kryejnë një egzaminim pas vdekjes (autopsi), kur kanë informacion për predispozitë familjare (trashëgimi) për këtë sindromë dhe kur nuk gjejnë shkaqe të tjera evidente të vdekjes.

Vdekja e menjëhershme dhe e paparashikueshme e një foshnje, në dukje e shëndetshme, është një ngjarje dramatike për të gjithë familjen.

 

Megjithë kërkimet shkencore të fokusuara në zbulimin e shkaqeve të mirëfillta të sindromit të vdekjes së papritur tek foshnjat (SVPF), në mbarë botën, nuk është arritur asnjë rezultat konkret në këtë drejtim. Gjithsesi, disa faktorë janë konsideruar si favorizues të saj, ndërsa dyshohet se kjo situatë krijohet nga bashkëveprimi i gjendjeve të ndryshme fizike dhe rrethanore, ndaj të cilave ekspozohet foshnja.

Shkaqet fizike të dyshuara:

Mangësitë e furnizimit me gjak në nivelin e trungut të trurit ose të zonave të tjera të tij, çrregullimet e funksionit frymëshkëmbyes dhe të proçesit të rregullimit të tensionit arterial.

Grupi më i rrezikuar nga SVPF: (20% i të gjitha rasteve me SVPF)

  • Foshnjat e lindura para kohe (para javës së 33-të të shtatzanisë)
  • Foshnjat me peshë në lindje nën 2 kg.
  • Fëmijët e nënave të varura ndaj drogës
  • Fëmijët që kanë vëllezër dhe motra më të rritur
  • Gjendjet fizike të konsideruara si "gjendjet e rënda të papritura të foshnjes", që shfaqen në mënyrë të papritur dhe shoqërohen me shenjat e mëposhtme: ndalim i frymëmarrjes, lëshim i muskulaturës, zbehje ose ngjyrosje në blu e fytyrës, ngadalësim i rrahjeve të zemrës. Edhe nëse foshnja i mbijeton kësaj situate, rreziku i SVPF është tepër i lartë në vazhdim.

Faktorët e tjerë të rrezikut:

  • Qëndrimi i foshnjes në shtrat në pozicionin shtrirë mbi bark ose në anë
  • Ekspozimi i foshnjes ndaj tymit të cigares
  • Mbajtja e foshnjes në shtratin e prindërve
  • Rritja e temperaturës trupore të foshnjes, ekspozimi në ambient me temperaturë tepër të lartë.
  • Dyshekët dhe jastëkët tepër të butë, dyshekët prej lëkure
  • Foshnjat e lindura para kohe, me peshë tepër të vogël në lindje (nën 2 kg).
  • Shtatzanitë e shumta të nënës, me intervale kohore tepër të shkurtra ndërmjet shtatzanive.
  • Ndjekja jo e mirë e shtatzanisë, gjendja e keqe ekonomike dhe shoqërore e prindërve.
  • Përdorimi i medikamenteve nga nëna.
  • Periudha e dimrit
  • Seksi mashkull

Fëmijët e pavaksinuar vdesin më shpesh nga SVPF krahasuar me fëmijët e vaksinuar.
Në disa raste, sëmundjet e mëposhtme mund të shkaktojnë gjendje të rënda të papritura, që rrezikojnë jetën e foshnjes:


 

Gjendjet e rënda të papritura të foshnjes: shfaqen në mënyrë të papritur dhe shoqërohen nga simptomat e mëposhtme:

  • ndalim i frymëmarrjes,
  • lëshim i muskulaturës,
  • ngjyrosje blu e lëkurës ose zbehje e saj,
  • ngadalësim i rrahjeve të zemrës
  • ndalimi i zemrës.

Kur duhet të konsultohet foshnja nga mjeku?

  • Kur fytyra e saj merr ngjyrën blu
  • Kur foshnja djersin në sasi të madhe gjatë gjumit ose është tepër i zbehtë (djersitja konsiderohet e shprehur kur në temperaturën e ambientit, veshjet janë aq të lagura nga djersa sa duhet të ndërrohen.
  • Nëse foshnja bën ndalime të frymëmarrjes gjatë gjumit, që zgjasin më tepër se 15 sekonda.
  • Në rastin kur foshnja vjell shpesh, ose ka vështirësi në pirje ose gëlltijen e qumështit ose ushqimit.
  • Në rast se ka temperaturë ose refuzon ushqimin
  • Nëse foshnja qan në mënyrë të papritur dhe prindi nuk arrin ta qetësojë.

Një gjendje fizike e rëndë e papritur e foshnjes ka nevojë për ndihmë mjekësore të menjëhershme, në kushte reanimatore.

Në këto raste, rekomandohet kryerja e egzaminimeve të mëposhtme, që përdoren edhe për efekt parandalues:

Vdekjet e papritura të foshnjave: ushqyerja me gji, mospirja e duhanit dhe kontrollet e rregullta i parandalojnë.
Vdekjet e papritura të foshnjave: ushqyerja me gji, mospirja e duhanit dhe kontrollet e rregullta i parandalojnë.

Me qëllim që të parandalohet sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat (SVPF), rekomandohet respektimi i masave të mëposhtme:

  • Foshnja duhet të vendoset në shtrat në pozicionin në shpinë, dysheku nuk duhet të jetë shumë i butë. Foshnja nuk ka nevojë për jastëk.
  • Foshnja duhet të mbrohet nga ekspozimi në temperatura të larta, nëpërmjet veshjeve të përshtatshme. Koka duhet të mbahet zbuluar dhe të laget shpesh, në mënyrë që të largohet nxehtësia e tepërt.
  • Foshnja duhet të mbulohet gjatë gjumit, por në vend të përdorimit të një batanije, rekomandohet futja e foshnjes në një thes (veshje e posaçme) gjumi.
  • Temperatura e ambientit që rekomandohet të mbahet foshnja është nga 17 deri në 19°C. Shtrati i saj nuk duhet të vendoset shumë afër ngrohësit dhe foshnja nuk duhet të ekspozohet direkt në rrezet e diellit.
  • Të evitohet përdorimi i jastëkëve, mbulesave me pupla, kafshëve prej pellushi ose leshi, për shkak të grumbullimit të nxehtësisë dhe mundësisë së bllokimit të rrugëve të frymëshkëmbimit prej tyre.
  • Për të qëne i sigurt, foshnja nën 1 vjeç duhet të vendoset në dhomën e prindërve, por duhet të flejë në shtratin e tij personal.
  • Biberoni: mbajtja e biberonit nga foshnja gjatë gjumit konsiderohet si një faktor parandalues për situatat e papritura që mund të rrezikojnë jetën e tij. Gjithsesi, nëse biberoni bie gjatë natës, foshnja nuk duhet të detyrohet ta fusë përsëri në gojë.
  • Nuk duhet të pihet duhan në dhomën e foshnjes.
  • Foshnja duhet t’i nënshtrohet një regjimi të rregullt ditor, për të evituar stresin.
  • Ushqyerja me gji e fëmijës duhet të zgjasë sa më gjatë që të jetë e mundur. Sipas studimeve të kohëve të fundit, Ushqyerja me gji mund të ketë efekt parandalues, pasi qumështi i nënës ofron mbrojtje të sigurt ndaj alergjive dhe infeksioneve.
  • Kryerja e kontrolleve mjekësore të rregullta të foshnjës tek mjeku pediatër, me qëllim parandalues.
  • Vaksinimi i rregullt: shumë studime të kohëve të fundit konfirmojnë se vaksinimi mund ta mbrojë foshnjen nga sindromi i vdekjes së papritur, ndërkohë që studime të tjera sugjerojnë të kundërtën.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.