logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Artroskopia: ekzaminim i artikulacionit me anë të artroskopit
Artroskopia: ekzaminim i artikulacionit me anë të artroskopit

Çfarë është artroskopia?

Artroskopia është një ekzaminim i artikulacionit me një kamera speciale optike që quhet artroskop. Me anë të saj evidentohen dëmtimet e artikulacionit, dhe shpesh bëhen edhe ndërhyrje në artikulacion, pa hapur plagë operatore. Artroskopia përdoret veçanërisht në artikulacionin e gjurit ose të shpatullës. Por ajo mund të përdoret edhe në tipe të tjera artikulacionesh, si ai kokso-femoral (i çapokut), talokrural (kyçi i këmbës), radio-ulnar (kyçi i dorës) ose kyçi i bërrylit. Normalisht këshillohet kryerja e një rezonance magnetike përpara artroskopisë.

Në rast se konfirmohen dëmtime në artikulacion, mund të ndërhyhet më pas për korrigjimin e tyre nëpërmjet artroskopisë. Artroskopia vlen edhe për rastet kur imazhet e përftuara nga rezonanca magnetike nuk janë të qarta.

Artroskopia është një ekzaminim i shërbimit të ortopedisë dhe mjekësisë sportive. 

A është e nevojshme ndonjë përgatitje e veçantë e pacientit para ekzaminimit?

Në një ekzaminim të tillë nevojitet qe pacienti të jetë esëll. Pacientët që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet t’i ndërpresin ato mundësisht disa ditë përpara, ose të zëvendësohet marrja e tyre me heparinë që injektohet në bark. Çdo veprim duhet të kryhet me udhëzimin e mjekut.

Çfarë sqarimi nevojitet para ekzaminimit?

Pacienti sqarohet që përpara proçedurës së anestezisë dhe vetë artroskopisë, duhet të kryejë:

Si realizohet artroskopia?

Një artroskopi mund të kryhet në kushte ambulatore, në një klinikë apo spital. Zakonisht pacienti i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme, rrallë asaj lokale. Pasi dezinfektohet tërësisht lëkura në zonën e artikulacionit, në një prerje të vogël të lëkurës futet në artikulacion artroskopi me trashësinë e një lapsi. Një kamera e vogël e integruar transmeton në monitor një imazh të zmadhuar të brendësisë së artikulacionit. Realizohen edhe dy prerje të tjera të vogla të lëkurës, ku futen instrumente të ndryshme kirurgjikale për të kryer riparimet e nevojshme të artikulacionit. Në fund, hiqen artroskopi dhe instrumentet kirurgjikale dhe plagët e prerjeve mbyllen me qepje.

Kur këshillohet kryerja e artroskopisë?

Artroskopia kryhet në raste të dëmtimeve traumatike, degjenerative apo nga sëmundje të artikulacionit, kryesisht atij të gjurit apo të shpatullës. 

Shkaqet më të shpeshta që kërkojnë kryerjen e artroskopisë së gjurit janë:

Shkaqet më të shpeshta që kërkojnë kryerjen e një artroskopie të shpatullës janë:
  • Sindroma e konfliktit sub-akromial në shpatull 
  • Dëmtimi i muskulaturës së shpatullës: këputje e tendineve të manshetave rrotulluese 
  • Paqëndrueshmëria e shpatullës
  • Bursiti
  • Këputja e tendinit të muskulit biceps të krahut

A paraqet artroskopia rreziqe apo efekte të padëshiruara?

Ky ekzaminim nuk është i dëmshëm për indet dhe paraqet rrezik të pakët. Si në çdo proçedurë mund të ketë edhe ndërlikime, si hemorragji, grumbullim të likideve në artikulacion (“ujë në gju”), dëmtime të indeve, dëmtime nervore apo cikatrizim. Përveç kësaj, si pasojë e artroskopisë mund të ndodhë një kufizim i përkohshëm ose i përhershëm i lëvizjes së artikulacionit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.