logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Torakoskopia: Endoskopia torakale
Torakoskopia: Endoskopia torakale

Çfarë është torakoskopia?

Torakoskopia është një ekzaminim endoskopik i toraksit (dërrasës së kraharorit), që realizohet me një endoskop special, që quhet torakoskop. Bëhet fjalë për një aparat me një tub të gjatë, me një llampë të integruar dhe një kamera të vogël, që ritrasmeton një imazh të zmadhuar në një monitor (videoendoskopia). Ky ekzaminim bën të mundur zbulimin e sëmundjeve të mushkërive, të pleurës ose të murit të kraharorit. Në rastet e nevojshme, gjatë torakoskopisë mund të merren mostra nga indet për biopsi, si dhe mund të kryhen trajtime lokale. Torakoskopia realizohet duke futur instrumentat nga prerje të vogla të lëkurës.

Torakoskopia është një ekzaminim i fushës së Kirurgjisë, si dhe Pneumologjisë, që është degë e Mjekësisë së brendshme.

A nevojitet ndonjë përgatitje e veçantë përpara torakoskopisë?

  • Ditën që do të kryejë torakoskopinë, pacienti duhet të jetë esëll. Nëse pacienti përdor medikamente për hollimin e gjakut, mjeku duhet t’i japë udhëzimet e nevojshme, pasi mund të duhet të ndërpriten disa ditë përpara ekzaminimit, ose të zëvendësohen me injeksione të heparinës në bark.

Çfarë duhet të sqarohet përpara torakoskopisë?

Përpara kryerjes së torakoskopisë duhet të bëhet:

Si realizohet torakoskopia?

Torakoskopia kryhet nën efektin e anestezisë. Përmes një prerjeje të vogël prej rreth 1 cm në lëkurë, në anë të kraharorit, torakoskopi futet në zgavrën e kraharorit duke kaluar përmes brinjëve (proçesi i "vrimës së çelësit"). Duke vepruar kështu, ajri i jashtëm hyn në zgavrën e kraharorit, duke shkaktuar shtypje të mushkërisë në anën e ekzaminuar. Në këtë mënyrë, mjeku ka një pamje më të mirë dhe mund të ekzaminojë me saktësi zgavrën e kraharorit. Nëse është e nevojshme, mund të merren mostra të indeve për biopsi, dhe instrumentet e nevojshme për kirurgji mund të futen përmes prerjeve të vogla. Pas proçedurës, vendoset një tub drenazhi, nëpërmjet të cilit ajri që ka depërtuar mund të dalë, duke lejuar që mushkëria e shtypur nga ajri të rivendoset në pozicionin e saj të mëparshëm.

Kur përdoret torakoskopia?

Torakoskopia shërben për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të mushkërive, të pleurës ose të murit të kraharorit.

Arsyet e shpeshta për kryerjen e torakoskopisë janë:

A paraqet torakoskopia rreziqe ose efekte të padëshiruara?

Në përgjithësi, torakoskopia bart një shkallë të ulët rrezikshmërie. Si në çdo ndërhyrje, janë të mundshme ndërlikime të tilla si hemorragjitë, dëmtimet e nervave, dëmtimet e organeve ose infeksionet. Për shkak të shtypjes së mushkërisë nga ajri, mund të shfaqen probleme të lidhura me frymëshkëmbimin ose me qarkullimin, deri në momentin kur mushkëria rikthehet në pozicionin e saj normal. Gjithashtu, një shkallë e caktuar rreziku është e lidhur edhe me anestezinë.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.