logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Gerhard EmrichDr. med. Daniel DesalmandDoris Zumbühl)
MEPV: transmetohet nga rriqnat.
MEPV: transmetohet nga rriqnat.

MEPV përfaqëson një inflamacion të trurit, të shkaktuar nga disa viruse që janë të pranishme në mënyrë të përhershme në shtëpitë e kafshëve dhe transmetohen rastësisht tek njeriu përmes pickimit të këpushave

Infeksioni transmetohet tek njeriu nëpërmjet pickimit nga këpushat e infektuara me njërin prej viruseve që shkaktojnë MEPV. Në përgjithësi, rreziku për t’u infektuar nga këto viruse është i pakët, meqenëse edhe në zonat më të rrezikuara, vetëm një këpushë në 50-100 të tilla është bartëse e tyre dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve të infektuar prej tyre paraqesin simptoma klinike.  

MEPV: dhimbje koke të forta, ngurtësi në qafë, ethe.
MEPV: dhimbje koke të forta, ngurtësi në qafë, ethe.

Tek pothuajse 50% e personave të infektuar, hyrja e virusit në organizëm (infektimi) nuk shoqërohet me asnjë simptomë klinike. Edhe pse viruset që shkaktojnë MEPV, transmetohen në mënyrë të menjëhershme, është e nevojshme heqja e menjëhershme e këpushës me ndihmën e një pince ose mjeteve të tjera të përshtatshme.

Kujdes: duhet të evitohet lyerja e zonës së pickuar me vaj ose substanca të tjera të ngjashme me të.

Transmetimi nga njeriu tek njeriu për këto viruse është i pamundur. Periudha e inkubacionit për to (që përfshin intervalin kohor nga momenti i infektimit deri në momentin e shfaqjes së simptomave të para klinike) zgjat nga 3-8 ditë. Pas transmetimit të virusit, pikërisht 1-2 javë pas infektimit prej tij, mund të shfaqet një sindrom gripal (me shqetësime të ngjashme me gripin).

Në vazhdim, pas një periudhe pa simptoma, disa persona mund të zhvillojnë simptoma neurologjike, në formën e dhimbjeve të forta të kokës, ngrirje të qafës, konfuzion ose humbje të ndërgjegjes, shpesh të shoqëruara me temperaturë. Këto konsiderohen shenja të alarmit, që kanë nevojë të menjëhershme për kontroll mjekësor.

MEPV: zbulimi i antitrupave në gjak.
MEPV: zbulimi i antitrupave në gjak.

Për diagnostikimin e saktë të MEPV-së, janë të nevojshme:

  • Informimi i mjekut me të dhënat e detajuara rreth fillimit të sëmundjes dhe simptomave të shfaqura nga pacienti në momentin e vizitës mjekësore.
  • Dozimi i antitrupave specifike në gjak.

Kujdes: Sa herë shfaqet një simptomë gripale pas një pickimi nga këpushat, duhet shkuar menjëherë te mjeku.

Çfarë mund të bëni?

  • Nga pranvera deri në vjeshtë, nëse bëni shëtitje në këmbë në pyll, duhet të bëni kujdes nga këpushat, veçanërisht në zonat e rrezikuara.
  • Këpushat duhet të hiqen menjëherë, dhe duhet të evitohet trajtimi paraprak nëpërmjet lyerjes së zonës me xhel, me proçedura të nxehta, sepse këto veprime e shtojnë rrezikun e infektimit nga virusi. Veprimi më i përshtatshëm dhe ndihmues për momentin është nxjerrja e menjëhershme e këpushave me anën e një pince. Çarja e vogël që mbetet në lëkurë pas heqjes së këpushës nuk është e rrezikshme dhe, në pjesën më të madhe të rasteve, shkakton veçse një reaksion lokal të zakonshëm.

 

MEPV: trajtimi i simptomave në spital.
MEPV: trajtimi i simptomave në spital.

Trajtimi është në varësi të tipit dhe shkallës së simptomave. Nuk është i disponueshëm ende ndonjë trajtim specifik antiviral për këto raste. 

Egziston mundësia që infektimi nga viruset që shkaktojnë MEPV të sigurojë imunitet (mbrojtje) të përhershëm, por lidhur me këtë argument nuk disponohen ende prova shkencore bindëse. Tabloja klinike e plotë është shumë e rrallë, por kjo sëmundje mund të lërë pasoja të rënda, që mund të shkaktojnë vdekjen e pacientit.

MEPV: mbrojtje nëpërmjet vaksinimit.
MEPV: mbrojtje nëpërmjet vaksinimit.

Vaksinimi aktiv siguron mbrojtje të mirë kundrejt veprimit të virusit. Ky vaksinim rekomandohet për personat që qëndrojnë për periudha të gjata kohore në vende të rrezikuara (punëtorët e pyjeve) prej pickimit të këpushave. Gjithsesi, mbrojtja më e mirë konsiston në evitimin e zonave të pasura me pyje dhe shkurre.  

Dr. med. Gerhard Emrich

Gerhard Emrich ka studiuar Mjekësi në Vjenë. Ai është një gazetar mjekësor me shumë vite përvojë në shkrime mjekësore.

Dr. med. Daniel Desalmand

Daniel Desalmand ka studiuar Mjekësi në Bern. Pas diplomimit, ai ka patur një përvojë të gjatë klinike në Kirurgji dhe Mjekësi të Brendshme përpara se t'i kushtohej gazetarisë shkencore.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.