Patela (Patella)
Patela ose kupa e gjurit është një kockë e sheshtë në formë trekëndore, që vendoset në pjesën e përparme të gjurit dhe shërben për ta mbrojtur atë. Sëmundjet e kërcit të saj shkaktojnë ndryshime të tilla në nivelin e kyçit të gjurit, që fillimisht nuk japin shqetësime. Përgjithësisht, ato shkaktojnë dhimbje vetëm në një stad të avancuar. Shpesh preken të dy gjunjtë. Në disa raste, kërci edhe mund të thyhet, duke ekspozuar kockën. Kjo situatë pasohet nga shfaqja e dhimbjeve.