logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Lipomatoza është një rritje difuze e indeve dhjamore në pjesë të caktuara të trupit. 
Nën këtë term përmblidhen tre pamje klinike:

Të gjitha këto sëmundje janë shumë të rralla dhe informacioni mjekësor për shkaqet dhe trajtimin e tyre është ende jo i plotë.

Lipomatoza beninje simetrike Launois-Bensaude karakterizohet nga një numër i shumtë i formacionesh të indit dhjamor, të rrumbullakta, gati-gati simetrike, kryesisht nën lëkurë. Këto gjenden kryesisht në qafë ose në shpatulla, në pjesën e sipërme të krahëve, parakrahëve, kofshëve dhe trungut. Zonat e tjera të trupit (rajoni i legenit, barku, gjunjët, bërrylat) preken rrallë.

Veçanërisht të prekur janë eshkujt në moshën e mesme (30 - 60 vjeç). Raporti gjinor i meshkujve ndaj femrave është 15-30:1. Problemet bashkëshoqvruese më të shpeshta janë dëmtimi i mëlçisë nga abuzimi me alkoolin, çrregullimet e gjendrës tiroide, rritja e acidit urik dhe yndyrnave neutrale (trigliceridet), si dhe diabeti i sheqerit (diabeti mellitus).
Shkaqet e lipomatozës beninje simetrike Launois-Bensaude nuk dihen. Ndër të tjera, po diskutohet një "mosfunksionim" në nivelin e indit dhjamor.
Si rezultat i shtimit kronik progresiv të indit dhjamor, lipomatoza beninje simetrike çon në një disproporcion të theksuar trupor, i cili mund të çojë në mosfunksionim korrekt të personit të prekur dhe lëvizje të kufizuara. Kjo pasohet nga probleme të vazhdueshme shëndetsore dhe dëmtimi i konsiderueshëm i vetëvlerësimit. Në raste të rralla referohet ndjeshmëri ndaj presionit. Nuk evidentohen grumbullime të lëngjeve (edema).
Diagnostikimi i lipomatozës simetrike beninje bazohet në informacionin e pacientit dhe ekzaminimin fizik, i cili shpesh plotësohet nga një vlerësim mjekësor i veshit, hundës dhe fytit. Ndonjëherë, skaneri (CT) ose rezonanca magnetike (MRI) janë të dobishme për vlerësimin e shtrirjes së rritjes së indit dhjamor. Përveç kësaj, duhet të përjashtohen sëmundjet e mëlçisë (me ekografi, analiza laboratorike).
Nuk dihet ende një trajtim shkakësor i lipomatozës simetrike beninje. Ka rekomandime të shumta për terapinë, por efektet e tyre nuk janë provuar ende. Ushtrimi ose dietat nuk çojnë në uljen e dhjamit të nënlëkurës. Shmangia e konsumimit të alkoolit është sigurisht e arsyeshme, por nuk mund të parandalojë rritjen e mëtejshme të dhjamit në çdo rast. Drenimi limfatik manual dhe terapia e kompresimit nuk kanë efekt dhe për këtë arsye janë të panevojshme. Mund të tentohet me terapi medikamentoze me një medikament për uljen e yndyrës në gjak (fibrat), por kjo vetëm në raste individuale, me një vlerësim kritik të shkallës përfitim-rrezik. Sidoqoftë, suksesi është i pasigurt. Injeksioni i kortizonit në zonat e prekura të trupit nuk rekomandohet.

Trajtimi i zgjedhur konsiston në heqjen kirurgjikale të indit dhjamor të rritur sa më shpejt që të jetë e mundur. Aktualisht preferohet liposuksioni nën anestezi lokale. Lipomatoza në zonën e mesme të lëkurës ose në zonën e arterieve karotide nuk duhet të aspirohet (thithet), por të hiqet. Këto masa minimizojnë shpërfytyrimin fizik ndërsa optimizojnë lëvizshmërinë.

Në shumicën e rasteve indi dhjamor rritet përsëri pas trajtimit, për pasojë shërimi i përhershëm zakonisht nuk është i mundur.
Ndërlikimet e mundshme të lipomatozës simetrike beninje përfshijnë:
Nuk njihen ende masa parandaluese kundër lipomatozës simetrike beninje. Duhet të shmanget konsumimi abuziv i alkoolit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.