logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)

Çfarë është spermiograma?

Spermiograma (analiza mikroskopike e spermës) është testi më i rëndësishëm tek mashkulli në rastet kur dyshohet për infertilitet.

Çfarë studion ajo?

  • Vëllimin total të spermës
  • Numrin e qelizave spermatozoide
  • Lëvizshmërinë e këtyre qelizave (motiliteti)
  • Shpejtësinë e progresionit përpara të këtyre qelizave (motiliteti i shpejtë)
  • Dimensionet dhe formën e këtyre qelizave (morfologjia)
  • Likuefikimin (aftësinë e spermës për tu shndërruar nga forma xhel në ejakulacion në një formë të lëngët).
  • Praninë e leukociteve (rruazave të bardha) e cila mund të jetë tregues për ndonjë infeksion të mundshëm.

Procedura
 
Në një ambient të posacëm të klinikës së infertilitetit, mashkkuli depoziton ejakulatin e vet në një gotë sterile. Materiali më pas i besohet laboratorit i cili e ekzaminon në kriteret e sipërpërmendura.

Vëllimi total

Vëllimi normal i një ejakulati varion nga 1.5 në 5 mililitra. Një vëllim më i vogël se kaq mund të tregojë se vezikulat seminal nuk prodhojnë sasinë e duhur të likidit ose mund të tregojë se duktuset (kanalet) e këtyre vezikulave janë të bllokuara. Gjithashtu mund të tregojë edhe një problem me prostatën.

Përqëndrimi

Pëqëndrimi normal sermatozoideve për mililitër varion nga 20 në 300 milion/ml. Vlerat më pak se 10 mil/ml përbëjnë problem serioz (oligospermia). Vlera 10 – 20 mil/ml mund të jenë pa ndonjë problem serioz nqs motiliteti dhe morfologjia janë brenda normës. Azospermia është mungesa totale e spermatozoideve në ejakulat.

Motiliteti (lëvizshmëria) dhe shpejtësia

Tek lëvizshmëria janë 2 aspekte që do të vlerësohen:

  • Numri i spermatozoideve aktive si përqindje e numrit total të qelizave në ejakulat:
    - të paktën 50% duhet të jenë të lëvizshme).
  • Cilësia e lëvizjes së këtyre spermatozoideve. 
    - Lëvishmëria e spermatozoideve vlerësohet sipas gradave nga 0-4. 
    - Kur të paktën 25% e spermatozoideve kanë lëvizshmërinë = 2, atëherë lëvizhmëria është e kënaqshme.

Morfologjia

Shumica e spermatozoideve tek meshkujt nuk janë të formave normale. Pra ne nuk duhet të presim rezultate  të vlerave 90 apo 100% spermatozoide normale në një spermogramë.

  • Sipas kritereve të OBSH (organizata botërore të shëndetësisë) të paktën 30% e spermatozoideve duhet të kenë formë të rregullt.
  • Sipas kritereve të Kruger, një rezultat normal do të ishte nqs të paktën 14% e spermatozoideve kanë formë normale. Tek meshkujt me më pak se 4% spermatozoide me formë normale, kemi të bëjmë me një problem serioz infertiliteti.

Likuiefikimi

Sperma normale është një likid që në ejakulacion menjëherë koagulon duke formuar një xhel i cili lëngëzohet (likuiefikim) brenda 20 minutave. Mungesa e koagulimit dhe më pas e likuiefikimit mund të tregojnë një problem në lidhje me vezikulat seminale.

Viskoziteti

Rritja e viskozitetit tregon një problem që mund të jetë i lidhur me vezikulat seminal (zakonisht infeksion).

Rruazat e bardha (leukocitet)

Prania e leukociteve në sasi të rritur mund të tregojë një infeksion të vezikulave seminal apo të prostatës.

Fruktoza seminale

Nqs në ejakulat nuk ka spermatozoide, atëherë ejakulati ekzaminohet për praninë ose jot ë fruktozës seminal. Nqs ajo mungon atëhere me shumë mundësi kemi një anomali të lindur të vezikulave seminale ose të vas deferens (mungesa e formimit të tyre) ose një anomali të fituar (shkatërrim të duktusit ejaculator).

Kulturat

Kur indikohet nga mjeku, mund të kërkohen kultura nga sperma dhe / ose uretra për praninë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...