Kisti i qepallës së syrit
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)

Bëhet fjalë për një kokërr të padhimbshme, të fortë në prekje, që rritet ngadalë, duke arritur madhësinë e një lajthie ose të një kokrre rrushi në nivelin e qepallës së sipërme ose të poshtme dhe shoqërohet me enjtje lokale. Kjo sëmundje është e parrezikshme (beninje).
Ndryshe nga byci i syrit, kisti karakterizohet nga një inflamacion kronik (i përsëritur), jo ngjitës, që nuk shërohet në mënyrë spontane (vetvetiu). Madje, ai mund të jetë edhe ndërlikim i një byci, që nuk është shëruar (përthithur) plotësisht.

Si shkaqe të kistit të qepallës së syrit konsiderohen:
- Bllokimi i përhershëm i kanaleve të gjendrave, me inflamacion kronik të disa gjendrave të veçanta që gjenden në buzën e qepallës së syrit.
- Ndërlikimi i një byci të pashëruar (përthithur) plotësisht.
Në rastin e kistit të qepallës së syrit, pacienti referon:
- Shfaqjen në qepallën e sipërme ose të poshtme të syrit, fillimisht të një zone të enjtur, të skuqur, që është zmadhuar dhe forcuar ngadalë.
- Ndjesi të lehtë të shtypjes, praktikisht pa dhimbje.
Pamje e tij paraqitet jo e këndshme estetikisht.

Kistet e vogla të qepallës së syrit mund edhe të shërohen spontanisht. Në rast se personin përkatës nuk e shqetëson prania e kistit, nuk është gjithmonë i nevojshëm fillimi i trajtimit.
Në stadin fillestar, trajtimi konsiston në aplikimin e pomadave me antibiotikë ose kortizon. Nëse ato nuk japin rezultat, kryhet ndërhyrja kirurgjikale nën efektin e anestezisë lokale.
E rëndësishme: në rastin e kisteve të përsëritura, mjeku duhet të sigurohet që pacienti nuk vuan nga sëmundja e diabetit të sheqerit.

Dr. med. Fritz Grossenbacher
Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.
Doris Zumbühl
Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.
Dr. Yllka Themeli
Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.