Testi psikologjik
Kontribuesit (Dr. med. Fritz Grossenbacher, Doris Zumbühl, Dr. Yllka Themeli)

Çfarë është testi psikologjik?
Një test psikologjik shërben për të vlerësuar me mjete testuese të posaçme mënyrat se si zgjidhen disa detyra. Testet psikologjike sigurojnë të dhëna për sjelljen e parashikuar në situata të tjera të jetës reale, që përfshijnë të njëjtat kërkesa. Proçeset e testimit psikologjik shërbejnë gjithashtu për të qartësuar probleme të ndryshme psikologjike. Testi psikologjik përdoret në të gjitha grupmoshat, nga fëmijët deri tek të moshuarit.
Testi psikologjik është ekzaminim i fushës së Psikiatrisë dhe Psikoterapisë.
A kërkon ndonjë përgatitje të veçantë ky ekzaminim?
Një test psikologjik mund të bëhet pa asnjë përgatitje të veçantë.
Çfarë duhet të sqarohet para një testi psikologjik?
Asnjë pikë e veçantë nuk ka nevojë të sqarohet para kryerjes së testit psikologjik.
Si realizohet një test psikologjik?
Testi psikologjik përfshin intervistën, ekzaminimin fizik dhe vetë diagnozën psikologjike. Testet psikologjike janë zhvilluar dhe testuar në studime shkencore, dhe rezultatet e tyre janë tepër bindëse. Për t'i arritur ato, përdoren testet kompjuterike dhe testet me shkrim.
Kur nevojitet testi psikologjik?
Testi psikologjik shërben për të sqaruar fusha të ndryshme problematike psikologjike.
Fushat e përdorimit dhe problemet e shpeshta që kërkojnë kryerjen e testit psikologjik janë:
- Testet e personalitetit, të cilat japin informacion mbi individin
- Zgjedhja e metodave të përshtatshme trajtuese, si p.sh. masat mbështetëse të shkollës dhe verifikimi i përparimit të trajtimit
- Vlerësimi i aftësisë për t’u formuar ose për të kryer një funksion
- Testet e inteligjencës për nivele të ndryshme dhe mosha të ndryshme
- Testet e performancës, për vlerësimin e vëmendjes, përqendrimit, perceptimit, aftësive motorike fine (lëvizjet fine), koordinimit
- Testet e zhvillimit: zhvillimi i përgjithshëm, gjuha, perceptimi, aftësitë motorike (lëvizëse)
- Testet e shkollës: aftësia, performanca dhe sjellja shoqërore në shkollë (ose Universitet)
- Testet neuropsikologjike: performanca mendore dhe perceptimi
- Testet profesionale: testet e interesit, testet e aftësisë, analizat e punës, analizat e nevojave dhe kufizimeve (testet e lodhjes nervore në rast të mbingarkesës, testet e ankesave në rastin e menstruacioneve)
- Problemet si alkoolizmi dhe përdorimi i drogave, problemet e personalitetit, aftësia lëvizëse, çrregullimet e lidhura me ushqyerjen, ADHD.
A paraqet rreziqe apo efekte të padëshiruara testi psikologjik?
Ky ekzaminim nuk paraqet asnjë rrezik dhe asnjë efekt negativ për pacientin.