logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Tendosje muskulore ose muskul i grisur për shkak të traumës.
Tendosje muskulore ose muskul i grisur për shkak të traumës.
Tërheqja muskulare, këputja e fibrave muskulare dhe grisja muskulare janë dëmtimet më të zakonshme, që përgjithësisht ndodhin gjatë një aktiviteti sportiv. Këto tre emërtime përcaktojnë një gjendje të vetme klinike, por pasqyrojnë shkallë të ndryshme të tendosjes së tepruar muskulare.

Është një gjendje e zgjatjes kur muskujt janë shumë të ngushtë, por struktura e tyre mbetet e paprekur. Dëmtime të tilla si grisjet e fibrave të muskujve (tufa të izoluara të muskujve) ose madje edhe këputje të tërthorta të muskulit mund të ndodhin gjatë një përpjekjeje të vazhdueshme të tepruar.

Shkaku i dëmtimit të muskujve është shpesh sforcimi i tepërt i tyre pa trajnim ose nxehje të mjaftueshme, si dhe tërheqja e tepruar. Agresioni i jashtëm është më rrallë shkak i kësaj gjendjeje.

Siç u përmend më lart, një tërheqje e tepruar mund të shkaktojë një grisje të muskulit, këputje të fibrave muskulare ose të të gjithë muskulit. Tendenca për forcim, një klimë e ftohtë dhe moskryerja e përgatitjes stërvitore përpara aktiviteteve sportive janë të gjithë faktorë rreziku që favorizojnë këputjen e muskujve.

Tendosja muskulore: dhimbje të forta dhe fryrje.
Tendosja muskulore: dhimbje të forta dhe fryrje.

  • Dhimbje në presion dhe zgjatje
  • Në rast të grisjes muskulare, dhimbja shtohet gradualisht, e llojit të ngërçit. Në rast të grisjes së fibrave të muskujve, dhimbja është akute, e padurueshme.
  • Në rast të grisjes së fibrave muskulore të rëndësishme (duke filluar nga faza 2), gropat janë të dukshme në nivelin e muskujve, duke shkuar deri në një zgjatje të konsiderueshme në rast të këputjes totale
  • Funksioni i muskujve ose gjymtyrëve është i kufizuar kur fibrat e muskujve janë të shqyera (faza 2)
  • Në prani të dëmtimeve më serioze, me kalimin e kohës mund të shfaqen ënjtje nga rrjedhja e gjakut.

Tendosja muskulore: në imazhin me ultratinguj, grisje muskulare dhe mavijosje.
Tendosja muskulore: në imazhin me ultratinguj, grisje muskulare dhe mavijosje.

Diagnoza e këputjes muskulare bazohet tek:

  • Historia personale e pacientit: një përshkrim i dhimbjes dhe funksioni i gjymtyrëve të prekura shpesh ndihmon për të vlerësuar shkallën e dëmtimit
  • Ekzaminimi klinik i krahut apo këmbës së prekur
  • Ekografia: lejon gjetjen dhe vlerësimin e saktë të madhësisë së dëmtimit muskular dhe rrjedhjes së gjakut (hematoma)

Tendosja e muskujve: terapia me ultratinguj rigjeneron muskulin.
Tendosja e muskujve: terapia me ultratinguj rigjeneron muskulin.

Trajtimi konservativ pa ndërhyrje kirurgjikale

  • Midis ditës së parë dhe të katërt pas lëndimit: elektroterapi
  • Duke filluar nga dita e katërt: terapi interferenciale
  • Përveç këtyre, trajtim me ultratinguj, që ndihmon rigjenerimin e muskujve
  • Fizioterapia: ndihmon për forcimin e muskulaturës, tërheqjen muskulare në rritje
  • Parimi: kur muskujt nuk janë më të dhimbshëm, përsëri mund të përdoren plotësisht
  • Shtrirja pasive dhe masazhet rekomandohen vetëm nga java e gjashtë

Ndërhyrja kirurgjikale

Përdorimi i kirurgjisë duhet të konsiderohet vetëm nëse prerjet tërthore në radiografi tregojnë këputje të dy të tretave të muskujve ose në prani të një rrjedhjeje të rëndësishme gjaku. Kirurgja bashkon fibrat e muskujve me fije të përthithshme. Pas katër javëve pushim, rekomandohet trajnim afatgjatë për muskulaturën.

Masat emergjente (ndihma e parë)

Në pothuajse të gjitha dëmtimet sportive, kërkohet zbatimi i menjëhershëm i masave të mëposhtme. Është thelbësore që të veprohet shpejt.

  • Ndalim i menjëhershëm i aktivitetit sportiv në vazhdim
  • Vendosje e akullit në zonën e dëmtuar, nëse nuk ka plagë të hapur
  • Shtrëngimi i zonës së dëmtuar me një fashë shtrënguese, që pengon ënjtjen (duhet të kontrollohet rregullisht).
  • Ngritja lart e gjymtyrës së dëmtuar - Në rastin e dëmtimeve në gjymtyrë (krahët, këmbët), ngritja e tyre ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të gjakut dhe redukton formimin e edemës. Kjo masë natyrisht nuk zbatohet për njerëzit që kanë humbur vetëdijen, ose nëse ka dyshime për një dëmtim të kokës, shpatullave dhe shpinës. Nëse jeni në dyshim, përdorni një paketë akulli ose vendosni gjymtyrën e dëmtuar në pozicion të palëvizur dhe lajmëroni mjekun ose spitalin më të afërt.

Në muskuj mund të mbeten cikatrice (shenja), sidomos pas gjakderdhjes të rëndësishme. Si pasojë, muskujt nuk shtrihen më si më parë dhe i nënshtrohen dëmtimeve të mëtejshme dhe gjakderdhjeve.

  • Myoziti osifikant: nëse masazhet ose riedukimi i muskulaturës kryhen shumë herët, ose nëse trajtimi është i pamjaftueshëm, mund të zhvillohet një inflamacion kronik brenda kapsulës. Me kalimin e kohës, mund të mbeten cikatrice që mund të dëmtojnë. Rënia e elasticitetit të muskujve mund të shtojë rrezikun e dëmtimit të tyre.
  • Formimi i një kisti: rreth gjakut të mpiksur në muskul mund të formohet një kapsul, duke formuar një strukturë në formën e qeses (kist). Nëse ky kist bëhet shqetësues për pacientin, mund të rekomandohet përdorimi i kirurgjisë për ta hequr atë.

Tendosja e muskujve: ngrohja e muskujve para stërvitjes.
Tendosja e muskujve: ngrohja e muskujve para stërvitjes.
Masa kryesore parandaluese është nxehja e mjaftueshme e muskujve përpara aktivitetit fizik. Kujdes duhet të ushtrohet kur klima është e ftohtë, në rast të dëmtimeve të mëparshme dhe nëse është e njohur paraprakisht një prirje për forcimin e muskujve.

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...