logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Entropioni: kontakti i qerpikëve me syrin.
Entropioni: kontakti i qerpikëve me syrin.
Entropioni përfaqëson një gjendje mjekësore, që karakterizohet nga kthimi i qepallës (kryesisht qepallës së sipërme) nga brenda. Kjo pasohet me kontaktin e qerpikëve me syrin, që shkaktojnë shfaqjen e simptomave dhe ndërlikimeve përkatëse. Entropioni është më i shpeshtë tek personat e moshuar.
Në pjesën më të madhe të rasteve, entropioni është pasojë e lëshimit të aparatit mbajtës të qepallës, ku përfshihen muskujt dhe tendinet. Më rrallë, ai shkaktohet nga dëmtimet e qepallës së sipërme dhe asaj të poshtme, si dhe nga tkurrjet muskulare në këtë nivel. Në vendet tropikale, entropioni i shkaktuar nga cikatricet pas një infeksioni të konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit), përbën një shkak të shpeshtë të verbërisë.

Pacienti me entropion (kthim të qepallës nga brenda) paraqet këto simptoma:

  • Ndjesinë e pranisë së një trupi të huaj brenda në sy, për shkak të kontaktit të qerpikëve me syrin.
  • Irritim dhe skuqje te syrit
  • Lotimi i shprehur
  • Kthim joestetik i qepallës nga brenda
Vendosja e qepallës në pozicion të papërshtatshëm është e dukshme. Për këtë arsye, nuk nevojiten egzaminime shtesë për të vendosur diagnozën e entropionit. Në rast se është e nevojshme, mjeku mund të kryejë egzaminimin e konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit) dhe kornesë (pjesës së tejdukshme të syrit), për evidentimin e ndonjë dëmtimi ose ulçere të mundshme në këto nivele. Në rast se mjeku dyshon për infeksion, merret material në zonën e dyshuar për konfirmimin e diagnozës.
Një entropion (kthim i qepallës nga brenda) i lehtë dhe i përkohshëm, i shkaktuar nga mbajtja e një fashoje ose nga një inflamacion i shkurtër i syrit, mund të trajtohet duke e tërhequr qepallën poshtë, nëpërmjet një fashoje ngjitëse ose qepjes në disa pika të saj. Në këtë mënyrë, qerpikët nuk e prekin më syrin dhe simptomat qetësohen.
 
Nëse entropioni është i vazhdueshëm dhe rezistent ndaj proçedurave të mësipërme, është e domosdoshme ndërhyrja kirurgjikale, për parandalimin e çdo ndërlikimi të mundshëm (shih më poshtë).  Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e fijeve muskulare pranë qepallës dhe ndonjëherë edhe të  një pjese të saj, që pasohet nga bashkimi i muskujve nëpërmjet qepjes së tyre.

Nëse entropioni (kthimi i qepallës nga brenda) nuk operohet në kohën e duhur, mund të shfaqen disa ndërlikime, që vënë në rrezik aftësinë e të parit (verbimin). Të tilla konsiderohen:

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...