logo
Përgatitur dhe përshtatur nga sprechzimmer.ch.
Kontribuesit (Dr. med. Fritz GrossenbacherDoris ZumbühlDr. Yllka Themeli)
Ektropioni: kthim i qepallës nga jashtë.
Ektropioni: kthim i qepallës nga jashtë.
Ektropioni është një gjendje mjekësore, që karakterizohet nga kthimi i qepallës nga jashtë, duke e zbuluar syrin lart ose poshtë, në varësi të qepallës së kthyer. Më shpesh konstatohet ektropioni i qepallës së poshtme tek personat e moshuar. Zbulimi dhe tharja e syrit çon në inflamacione të konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit) dhe kornesë (pjesës së tejdukshme të syrit). 

Shkaku më i shpeshtë përgjegjës për ektropionin (kthimin e qepallës nga jashtë) është lëshimi i muskujve dhe tendineve të qepallave. Kjo shoqërohet me ulje të qepallës poshtë dhe kthim të saj për nga jashtë.  

Me të njëjtin mekanizëm ndodh ektropioni edhe në rastin e paralizës së nervit të shtatë të kafkës (nervi facial-i fytyrës), i cili komandon muskujt rrethorë të syrit. Si shkaqe të tjera mund të konsiderohen cikatricet ose atrofitë në nivelin e qepallës, apo ndërhyrjet kirurgjikale estetike të kryera në nivelin e saj.

Pacientët me ektropion (kthim të qepallës nga jashtë) paraqesin simptomat e mëposhtme:

Vendosja e qepallës në pozicion të papërshtatshëm është e dukshme. Për këtë arsye, nuk nevojiten egzaminime shtesë për të vendosur diagnozën e ektropionit. Në rast se është e nevojshme, mjeku mund të kryejë egzaminimin e konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit) dhe kornesë (pjesës së tejdukshme të syrit), për evidentimin e ndonjë dëmtimi ose ulçere të mundshme në këto nivele.  Në rast se mjeku dyshon për infeksion, merret material në zonën e dyshuar për konfirmimin e diagnozës. 
Ektropioni: tërheqja e qepallës me rrugë kirurgjikale.
Ektropioni: tërheqja e qepallës me rrugë kirurgjikale.
Në përgjithësi, trajtimi i ektropionit (kthimit të qepallës nga jashtë) është kirurgjikal. Ai konsiston në tërheqjen e qepallës derisa të vendoset përsëri në pozicion normal dhe të mbulojë kokërdhokun.
Ndërlikimi më i rëndësishëm i ektropionit (kthimit të qepallës nga jashtë) është tharja e syrit, që favorizon infeksionet e konjuktivës (pjesës së bardhë të syrit) dhe kornesë (pjesës së tejdukshme të syrit).

Dr. med. Fritz Grossenbacher

Fritz Grossenbacher ka studiuar Mjekësi në Bern. Ai zotëron një master në Edukim Mjekësor (Medical Education) nga universitet e Bernës dhe Çikagos dhe një Çertifikatë në "Teaching Evidence based Medicine" nga Qendra e Mbretërisë së Bashkuar Cochrane në Oksford.

Doris Zumbühl

Doris Zumbühl është një asistente klinike e diplomuar në Mjekësi. Ajo ka kryer disa kurse trajnimi te avancuara në gazetari, IT dhe përpunim grafik.

Dr. Yllka Themeli

Yllka Themeli ka studiuar Mjekësi të përgjithshme në Tiranë. Është specializuar në Endokrinologji, fushë në të cilën ka kryer edhe studimet pasuniversitare, si Masterin dhe Doktoraturën. Prej 18 vitesh specialiste Endokrinologe dhe njëkohësisht Pedagoge në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës.

Përdoruesit kanë vizituar po ashtu...